Makinat me vetëkomandim mendohet se do të jenë realitet deri në vitin 2020, kështu janë shprehur prodhuesit në Frankfurt Auto Show. Provat që kanë arritur rezultate shumë pozitive në Drejtimin Inteligjent janë bërë me Mercedes – Benz S500, i cili arriti të udhëtojë në rrugë me një shpejtesi prej 103 km (64 milje).
Shumë kompani janë të përfshira në këtë projekt të së ardhmes të tilla si: Nokia, IBM, Continental, Google. Po ashtu janë përfshirë edhe shumë kompani prodhimi makinash.
Në këtë rrugë të gjatë deri në legalizimin e këtij udhëtimi sigurisht do të ketë vështirësi për tu kaluar sic janë qeveritë, agjencitë e sigurimeve etj. Megjithatë specialistët janë optimistë se Makinat me Drejtim Inteligjent do të kenë më pak aksidente.