uragani irma

-Nuk ka vend për panik por as nuk duhet nënvlerësuar.

Nga Lek Gjoka

Që nga viti 1928 asnjëherë nuk ka ardhur një stuhie kaq e fuqishme në Florida si uragani Irma që do përshkoje gjithë shtetin nga jugu në Key West , Miami deri në veri të shtetit në Jacksonville, Fernandina Beach dhe pastaj do të përplaset në Savannah Georgia dhe Charleston South Carolina.
Guvernatori i shtetit të Floridës Rick Scott në konferencën e shtypit në Jacksonville se bashku me kryetarin e Bashkisë Lenny Curry kërkuan nga qytetaret e Floridës në Zonat A dhe B ku fuqia e stuhisë është shumë e fuqishme të largohen drejt zonave me të sigurta ose në vendqëndrimet e caktuara nga organet shtetërore .
Gjithashtu guvernatori Scott tha se duhet marre seriozisht evokimi sepse shteti ka aftësinë të ndërtoje shtëpinë por jo jetën e humbur.
Edhe kryetari i Bashkisë së Jacksonvilles iu bëri thirrje që të përgatiten për përballimin e kësaj stuhie ku uragani Irma do të jetë edhe me e fuqishme se uragani Matthew. Të gjithë të jenë vigjilentë dhe të largohen nga zonat e rrezikshme afër bregdetit si dhe lumenjve si dhe çdo qytetar duhet ta kuptojnë së kur të vijë stuhia policia dhe shteti nuk ka asnjë mundësi që të ju vijë në ndihmë. Me shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme janë mbyllur edhe shkollat ne gjithë shtetin e Floridës
Edhe energjia elektrike është problemi i radhës ku miliona qytetarë te Floridës do të ngelin pa energji për disa ditë , që varet nga dëmtimet e erërave të fuqishme të uraganit Irma.

Në shtetin e Floridës jetojnë mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë ku pjesa me e madhe janë stabilizuar dhe janë bërë një me qytetaret e tjerë të Floridës sidomos brezi i ri . Dukë parë që kombet e tjera janë të bashkuar rreth një ombrellë ndjehem keq që akoma ne shqiptarët jemi të përçarë . Megjithëse ka disa shoqata shqiptare por që nuk kam aspak mundësinë që ti bashkojnë shqiptaret për shumë arsye te ndryshme.
Gjithsesi iu bëj thirrje që mijëra e mijëra shqiptare si unë që jetojmë në Florida të jemi në kontakte të vazhdueshme me median amerikanë te cilët pasqyrojnë ne kohe rekord çdo lajm nga autoritetet shtetërore që të dalim me sa me pak dëme nga ky uraganin i fuqishëm dhe të mos e nënvlerësojmë por të jemi të bashkuar si para ashtu edhe pasi uragani Irma te jete larguar.

.
Jacksonville Florida
7 Shtator 2017