Published On: Tue, Oct 3rd, 2017

Llotaria amerikane për vitin 2018

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Rubrika “Çeshtje tё emigracionit”: Për ju avokati Kieran Both

 

Programi i llotarisë amerikane është një mënyrë që iu ofrohet shtetasve të huaj, për të ardhur si emigrantë në SHBA, duke u dhënë të  drejtën të punojnë e jetojnë në mënyrë të përhershme në këtë vend sëbashku me familjet e tyre( bashkëshorten  dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç).

Aplikimet për llotarinë amerikane , DV-2018, duhet të dorëzohet elektronikisht duke filluar që nga mesdita e datës 4 tetor, 2016 e martë, (Eastern time) deri ditën e hënë 7 Nëntor, 2016.

Gjatë periudhës së regjistrimit applikantët do të kenë akses për formularin, Form (E-DV),  në adresën www.dvlottery.state.gov .
Aplikantëve u sugjerohet që të mos presin deri ditën e fundit.Të gjithë ata që bëjnë kërkesë dy herë, skualifikohen. Kërkesat e bëra si duhet do të konfirmohen në internet, ku do të shihni emrin tuaj, ditëlindjen, vendlindjen. Mund të  skualifikoheni nëse nuk dërgoni fotografitë, elektronikisht. Formularët në letër nuk pranohen. Fotografitë duhet të jenë për ju, për bashkëshortin tuaj,për secilin fëmijë nën moshën 21 vjeç,duke përfshirë këtu edhe fëmijët e adoptuar.

Keni një video  gjithashtu në dispozicion, e cila u bën të njohur procesin e llotarisë hap pas hapi.

Versioni në anglisht i udhëzimeve per DV-2018 është në  formatin PDF . Përkthimin  në shqip e gjeni po qe  se klikoni këtu :
https://travel.state.gov/content/dam/visas/Diversity-Visa/DV-Instructions-Translations/DV-2017-Instructions-Translations/DV%202017%20Albanian%20Translations.pdf

Nëse  keni ndonjë fëmijë që ai/ajo/ ka green card, apo shtetësinë amerikane, natyrisht nuk do të aplikoni për të. Gjithësesi, nëse fotografitë nuk janë sipas masave që kërkohen kjo mund të bëhet shkak për skualifikimin e aplikantit kryesor dhe atyre që e shoqërojnë atë. Duke filluar që nga 2 Maj, 2017, do të jeni në gjendje të kontrolloni në internet statusin tuaj lidhur me aplikimin e bërë  për llotarinë amerikane DV-2018, duke futur numrin tuaj unik si edhe informacionin personal.

Aplikanti të cilit i jepet mundësia për të ardhur në SHBA nëpërmjet këtij programi, duhet të ketë sëpaku një arsimim të mesëm (dmth të ketë mbaruar shkollën e mesme),  të cilën duhet ta ketë përfunduar brenda 5 vjetëve të fundit para aplikimit për llotari,  të ketë dy vjet  eksperiencë pune  e detyrueshme për pozicionin ku punon. Kjo kërkesë është e domosdoshme për aplikantin kryesor, por jo për ata që do ta shoqërojnë. Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk mund të  dalin si aplikantë të parë, pra nuk mund të aplikojnë për llotarinë amerikane, por ata që  janë nën moshën 21 vjeç dhe kanë mbaruar shkollën e mesme, janë të ligjshëm për të aplikuar, dhe gjithashtu të përfitojnë nga aplikimi i prindit. Shteti amerikan  me arsim  të mesëm nënkupton 12 vjet shkollë. Personi me dy vjet eksperiencë punë, apo praktikë pune, duhet të paraqesë dokumentat e nevojshme bindëse. Aplikanti për llotarinë amerikane duhet të jetë banor i lindur në vendin ku aplikon,e jo i ardhur.

Fituesve të llotarisë u jepet e drejta të sjellin me vete bashkëshortin dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç. Fëmijët  apo gruaja që të përfitojnë, duhet të jenë listuar në aplikim/formular/. Nëse aplikanti e le pa vënë emrin e bashkëshortes, apo fëmijës së tij, këtyre u humbet legjimiteti për të emigruar.   Departamenti i shtetit bën përjashtime për foshnjet e porsalindura pas dorëzimit  të aplikimit. Vdekja e papritur e aplikantit kryesor, në mënyrë automatike revokon aplikimin dhe  familjarëve të tij u hiqet e drejta e klasifikimit për llotari.

Për mjaft njerëz që nuk janë në  gjendje  të marrin vizë përmes punësimit, ose bashkimeve familjare prova e llotarisë është e vetmja rrugë për të emigruar. Nëse ka individë që duan të mbushin formularin për llotarinë amerikane, por kanë kryer krime më përpara, duhet të kenë shumë kujdes para se të  aplikojnë. Refuzimi i green card-ës personit që fiton llotarinë, shpie në deportimin e tij nga Amerika.

Nëse aplikanti për vizë emigrimi nëpërmjet llotarisë, nuk arrin ta marrë vizën, mund të ketë implikime në të ardhmen. P.sh., atij mund t’i mohohet visa për të ardhur si student në Amerikë, apo edhe viza të një natyre tjetër, pasi vetë aplikimi për llotarinë amerikane shpreh qëllimin  apo dëshirën e aplikantit për të ardhur e banuar përgjithmonë në Amerikë.

Ndaj aplikantët për llotarinë amerikane duhet të kenë parasysh të gjitha situatat në të cilat mund të ndodhen. E mira është që para se të mbushni kërkesat për llotarinë amerikane të konsultoheni me avokat profesionist.

Paçi fat!

Qёllimi i rubrikёs sonё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanёrisht emigrantёt me informacion, pёr t’i aftёsuar ata pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju falenderojmё pёr interesimin dhe pyetjet qё na dёrgoni dhe ne do tё vazhdojmë t’u pёrgjigjemi atyre nё rubrikёn tonё Çeshtje tё emigracionit , çdo tё premte.

Ju ftojmё tё na i dёrgoni pyetjet tuaja nё shqip ose anglisht nё adresёn tonё nёpёrmjet internetit tek [email protected]
dv-lottery

Marre nga Gazeta Illyria e New Yorkut

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.