ambasada_amerikane_ne_tirane
Selia e ambasades amerikane në Tiranë

Regjistrimet për llotarine  DV-2018 kane filluar më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë
Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar para disa ditesh udhëzimet e reja për llotarinë e vitit 2018. Sipas rregullave të reja, nuk duhet që të përdoren fotografi të vitit të mëparshëm dhe se duhen hequr syzet, pasi në të kundërt skualifikoheni automatikisht. “Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV2018 fillojnë më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë” njofton ambasada. Ndërkohë, ambasada sqaron fituesit paraprak edhe për “Llotarinë DV-2017”. Ambasada sqaron përgatitjet për intervistë.

“Të përzgjedhurit e lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Regjistrimet për Llotarinë DV-2018: Udhëzimet për Llotarinë DV-2018 janë publikuar. (https://tirana.usembassy.gov/dv.html).

Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV- 2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për llotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 kane filluar më 4 tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov (https://dvlottery.state.gov/) gjatë kësaj periudhe. Lotaria DV-2017,

Përgatitja për Intervistë.

Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: https://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html (https://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin”.