Kujtim Laro (1947-2004) u lind në 9 maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, punoi si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë.

kujtim_laro
Kujtim Laro – Artist i Merituar

Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj. Por në kujtesën e artdashësve ai mbahet mend më shumë si kompozitor filmash. Jane te paharruara kolonat zanore të filmave:
“I teti në bronz”,
“Në fillim të verës”,
“Lulëkuqet mbi mure”,
“Udha e shkronjave”,
“Liri a vdekje”,
“Nëntori i dytë”,
“Militanti”, “Vendimi”,
“Yjet e netëve të gjata”,
“Nusja dhe shtetrrethimi”,
“Partizani i vogël Velo”,
“Fletë të bardha”
“Lule të kuqe, lule të zeza”, etj.

U nda nga jeta në vitin 2004.
Laro mban titullin “Artist i Merituar” dhe urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Kujtim Laro – Kolazh me kolona zanore të filmave