Në Kongresin e 40-të të Zakonshëm të UEFA-s që u mbajt sot në Hungexpo në Budapest, Hungari, u votua për pranimin e Kosovës si anëtare të UEFA-s.

Në votim morën pjesë 54 përfaqësues të federatave bija të UEFA-s. Për Kosovën votuan 28 federata, kundër votuan 24 të tilla dhe dy abstenuan. Kështu Kosova bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-s.
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka deklaruar se nëse Kosova do të arrijë të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA do ta bëjë anëtare të saj në Kongresin e saj të ardhshëm që do të mbahet në Qytetin e Meksikos me 12 dhe 13 maj 2016.

Si rrjedhojë Kosova duhet të bëhet pjesë e grupeve për ndeshjet kualifikuese të zonës së UEFA-s për në botërorin Rusi 2018. Janë dy grupe me nga pesë skuadra ku mund të futet Kosova: Grupi H, ku bëjnë pjesë Belgjika, Bosnja, Greqia, Estonia dhe Qipro ose Grupi I, ku bëjnë pjesë Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.