Published On: Wed, Nov 22nd, 2017

Kongresi i Manastirit, përcaktimi i alfabetit të gjuhës shqipe

Kongresi i Manastirit u mbajt nga 14 nëntori deri më 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit, nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qirjazi. Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të alfabetit, sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, nënkryetar Grigor Cilka, si dhe 11 anëtarë të tjerë. Kumtesa u mbajt nga Gjergj Fishta. Kongresi vendosi me votë unanime të lërë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

kong-manastirit-deklarata

Vendimi i Kongresit te Manastirit