Published On: Fri, Aug 18th, 2017

Kompozitori i ëmbël Gazmend Mullahi

Gazmend Mullahi ka lindur në Tiranë më 18 Gusht të vitit 1951. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1971 duke marrë mësime në instumentin e pianos dhe më vonë në degën e kontrabasit . Gjatë kësaj periudhe mori mësime intensive muzikore duke u përqëndruar veçanërisht në tekniken e kompozimit gjë që e vazhdoi në Institutin e Lartë të Arteve duke shkruar dhe ekzekutuar një sërë veprash të cilat interpretoheshin nga orkestra e shkollës dhe studentët. Disa prej këtyre veprave janë vlerësuar që në atë kohë me çmime në dekadat e Majit që organizoheshin si manifestimet më të mëdha në fushën muzikore në vënd. Mullahi diplomohet  për Kompozicion në vitin 1975 duke u paraqitur me ekzekutimin nga orkestra simfonike e RTSH poemin simfonik “Firma e popullit tim” vepër e cila u vleresua dhe në konkursin kombëtar të shpallur atë vit. Punon i emëruar ne rrethin e Librazhdit me detyrën e “Shefit të muzikës” të rrethit dhe kompozitor në qendrën kulturore deri ne vitin 1980 duke berë të mundur organizimin dhe realizimin e shumë aktiviteteve artististike dhe kulturore të këtij rrethi njëkohësisht, pa nderprerje punën në fushën e krijimtarisë duke bërë të mundur kompozimin në shumë zhanre muzikore për nevoja të rrethit dhe jashtë saj. Veprat muzikore të krijuara në këtë periudhë janë ekzekutuar nga orkestra simfonike të vëndit duke u vlerësuar nga specialistë të ndryshëm të fushës.

g_mullahi

Gazmend Mullahi

Në vitin 1980 Gazmend Mullahi fillon punë në Redaksinë e Krijimtarisë dhe Regjistrimeve Muzikore në Radio Tirana. Gjatë periudhës së gjatë të punës pranë këtij institucioni ai ka realizuar dhe ekzekutuar një sërë veprash të rëndësishme . Kontakti me muzikantët më të shquar të vëndit si kompozitore, dirigjentë, instrumentistë krijuan mundësitë për krijimin dhe ekzekutimine e shumë veprave. Eshtë Fitues në koncertet e Dekadës së Majit 1978- 1979 -1980- 1982- 1984 me pjesë të ndryshme instrumentale dhe orkestrale. Nga viti 1993-1996 ka qenë Antar i Këshillit Artistik në Teatrin e Operas dhe Baletit. Gazmendi vazhdimisht është aktivizuar edhe si Pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve Tiranë.

mullahi-zela

Gazmend Mullahi e Vaçe Zela

I apasionuar dhe pas gjinisë së këngës Gazmendi ka shkruar një numur të madh prej tyre dhe një pjesë e të cilave janë bërë të njohura dhe të pëlqyera. Ai është vleresuar për “Kontribut të çmuar në gjininë e muzikës se lehtë shqiptare, në evenimentin artistik “Njëqind këngët e shekullit” organizuar nga TV Kombëtar KLAN.
Ka kryer eksperienca pune për periudha të ndryshme kohe në Vjene, Austri pranë ORF si dhe Bachersfild University – California USA, mbi teknikat të krijimit dhe interpretim menazhimit në fushën e muzikës.

Disa nga veprat muzikore më të rëndësishme të shkruara ndër vite:
-Poemi simfonik “Firma e popullit tim “ ( punë diplome ) 1976
– Rapsoni për orkestër simfonike “Bijtë e shqipes.” 1975
-Poemë simfonike “Fletë nga historia” 1983- Valle simfonike 1-2-3 1982-85
-Suitë për orkestër “Kënga e shkumbinit” 1979
-Triple Poemë koncert për violinë, violoncel, piano dhe orkestër. Ekzekutuar mjeshtërish nga: I. Madhi, G.Laro dhe A.Tartari, 1986
-Baladë për violoncel dhe orkestër ekzekutuar nga orkestra simfonike e RTSH, 1987
-Kantata në katër kohë për kor solist e orkestër “Drini dritë”, vepër e cila u vlerësua në konkursin kombëtar me çmimin e dytë. 1977
-Pjesë të ndryshme për muzikë dhome “Sonatina per Piano”, “Suita për Piano”, Variacione, Tocatta , Miniatura  për piano dhe instrumenta të tjerë.
-Ballada vokale, për solist e kor. Romanca vokale të cilat ekzekutohen në repertoret e ndryshme të këngëtarëve lirike. Muzike dramash, filmash për fëmijë, valle e tabllo koreografike, përpunime këngësh e vallesh popullore etj.
Shumë vepra të tjera janë ne fondin e transmetiveve të përherëshme Radio –Televizive.
Albumi muzikor “Qiellit i flas”

Për vlerat e krijimtarisë muzikore në të gjithë gjinitë e saj dhe për kontributin e dhënë si organizator dhe drejtues i muzikës në kulturën artistike muzikore shqiptare,  Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh”.
Per veprimtari dhe kontribut te shquar në zhvillimin e kulturës në rrethin e Librazhdit për vite me rradhë, Këshilli Bashkiak e ka nderuar me “Mirënjohjen e qytetit”.

Gazmend Mullahi aktualisht punon në Ministrinë e Kulturës dhe drejton Sektorin e Kulturës në Diasporë dhe Minoritete.

Kënga Dashuria: