Published On: Mon, Nov 13th, 2017

Injac Ndojaj, gjeologu e petrografi i shquar

Më 13 nëntor 1913 u lind në Shkodër Injac Gj. Ndojaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Vazhdoi studimet e mesme të përgjithshme në Gjimnazin e Shkodrës. Kreu studimet e larta në Torino, Itali në vitet 1936-1940 dhe u laurua me titullin “Doktor në Shkencat Natyrore”, specialiteti “Petrografi”.

njac-ndoja

Injac Ndoja

Deri në vitin 1947 shërbeu mësues në Gjimnazin e Shkodrës. Në vitet 1947-1957 punoi në Institutin e Shkencave dhe në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike. Pas kësaj u emërua përgjegjës i katedrës së Mineralogjisë dhe Petrografisë në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit të Tiranës, ku punoi 10 vjet. Në vitet 1966-1968 shërbeu në Ndërmarrjen Gjeologjike në Tiranë dhe në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike. Në vitin 1957 mbrojti disertacionin pranë Universitetit të Tiranës, për gradën “Kandidat i Shkencave Mineralogjike-Petrografike”, duke u bërë kandidati i parë i shkencave në këtë fushë. Ka shkruar shumë studime dhe artikuj shkencorë që janë botuar në buletinet tona shkencore dhe jashtë shtetit. Po ashtu ka botuar disa libra si “Petrogrqfia e shkëmbinjve magnetike” (1962)
“Petrografia” (1967)
“Vështrim mbi kromitet e Shqipërisë” (1889)
Që prej vitit 1965 ka qenë anëtar i Shoqatës Gjeologjike të Francës. Ai iu kushtua studimit të olioliteve dhe mineralmbajtjes së tyre. Ai ka zbuluar përqendrimet e magneziteve të Gomsiqes, azbestin e Pukës, olivinite, mermere etj.
Ndojaj mban titullin “Docent”
Vdiq në Tiranë më 16 mars 1993.