Published On: Thu, Nov 24th, 2016

Happy Thanksgiving !..

thanksgiving.Gazeta-Vatra

Gezuar diten e Falenderimeve !.           Happy Thanksgiving Day !..

Në Shtetet e Bashkuara te Amerikes festohet Dita e Falenderimeve (ThanksGiving), festohet çdo vit të enjten e fundit të muajit Nëntor.
Për shumë njerëz, kjo ditë është ndoshta e vetmja kohë ku familjet amerikane mblidhen së bashku.
Shumë amerikanë bëjnë udhëtime të gjata për të qenë pranë familjeve të tyre.

Ata organizojnë darka të mëdha, gjë që është pjesa kryesore e festimeve. Para se të fillojnë të hanë, gjithsecili thotë disa fjalë dhe shprehen se për çfarë ndjehen mirënjohës.

Gjeli i detit për darkë është një nga traditat e Ditës së Falenderimeve.

Ushqime të tjera tradicionale për këtë festë janë patatet, një lloj salce me boronica të kuqe dhe një ëmbëlsirë me kungull. Shumë njerëz hanë më shumë ditën e falenderimeve se çdo ditë tjetër të vitit.

Shumë amerikanë ndihmojnë gjithashtu të tjerët që nuk kanë mundësi të festojnë. Në gjithë Shtetet e Bashkuara, mijëra organizata fetare dhe bamirëse japin ushqime për të moshuarit, të pastrehët dhe të varfrit.

Me kalimin e viteve, amerikanët kanë shtuar tradita të reja në kudër të festimeve me rastin e Ditës së Falenderimeve. Për shembull në këtë ditë luhet disa ndeshje futbolli amerikan dhe disa prej tyre transmetohen në televizion kombëtar. Shumë njerëzve u pëlqen të shohin paradat kombëtare në televizion.

Dita e falenderimeve filloi si traditë kur erdhën kolonët evropianë në Amerikë. Ata mblodhën të korrat, festuan dhe dhanë falenderimet për ushqimin.

Sipas traditës, kolonë pelegrinë nga Anglia e festuan për herë të parë Ditën e parë të Falenderimeve në vitin 1621.

Pelegrinët ishin disidentë fetarë që u larguan nga Anglia për shkak të shtypjes. Në fillim, ata shkuan në Hollandë. Pastaj ata u larguan nga vendi për të ngritur një koloni në Amerikën veriore. Pelegrinët u vendosën në vitin 1620, aty ku sot shtrihet Plimuthi i Masaçusetsit.

Pas vështirësive të muajve të parë të dimrit në Amerikë, në pranverë pelegrinët filluan të mbjellat. Një Indian i Amerikës i quajtur Squanto i ndihmoi ata. Në fund të verës, pelegrinët patën të korra të mbara. Kishte aq shumë ushqim sa mund t’i mbante deri në dimër.

Pelegrinët vendosën që të organizojnë një festë për të shprehur mirënjohjen për të korrat. Sipas dokumenteve që kanë mbetur nga ajo kohë, kreu i pelegrinëve, William Bradford, caktoi një datë dhe ftoi anëtarët e një fisi indian aty pranë që të merrnin pjesë. Pati ushqime të bollshme dhe festa zgjati tri ditë.

Me shtimin e kolonive amerikane, festimet për falenderimet u përhapën edhe më shumë, por vetëm pas 250 vjetësh, Presidenti Abraham Lincoln e shpalli të enjten e fundit të nëntorit si festë kombëtare. Më pas Kongresi e deklaroi se kjo ditë do të festohej çdi vit të enjten e katërt të nëntorit.

Ashtu si edhe më parë, sot amerikanët mblidhen me familjet dhe miqtë, ndajnë ushqimet me njëri-tjetrin dhe shprehin falenderimet për vitin që po mbyllet.