Nga Qamil Gjyrezi /

qamili-gjyrezi
Qamil Gjyrezi

Gjon Kapedani, komozitori shkodran dhe kombëtar është kompozitori i fundit zhanrit simfonik në Shkodër. Ai ka bërë pjesë ne atë plejadë muzikantësh të shquar shkodranë, të cilët shkruan historinë e artit, muzikës serioze në Shkodër dhe Shqipëri. Gjon Kapedani ishte vazhdues i veprës së Jakovës, Harapit dhe Zadejës. Ai mund të konsiderohet si simfoniku i fundit shkodran, pasi sot janë të pakët ato kompozitorë që lëvrojnë artin serioz, muzikën simfonike, jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri. Muzika serioze ishte pjesë e shijes së Kapedanit. Gjoni të gjithë jetën e tij ka studjuar artin serioz, atë zhanër arti e cila ndikon thellë në shpirtin e njeriut dhe vecanërisht kompozitorëve profesionistë. Studimi i artit serioz i cili ka në thelb temat filozofike dhe psikologjike, ndikon në të gjithë procesin krijues dhe interpretative. Stimulimi intelektual pjesë e artit dhe formimit të Kapedanit Stimulimi intelektual ishte pjesë e formimit të tij. Ky element dukej qartë jo vetëm në mënyrën e të sjellurit, por ky element e ka shoqëruar në të gjithë bokuptimin artistik të Kapedanit. Krahas edukimit muzikorë, Gjon Kapedani ka luajtur dhe studjuar, megjithse në cenzurë, muzikën intelektuale sic është rryma e Jazzit dhe muzikën e lehtë dhe tema të letërsisë dhe filozofisë. Kapedani ishte një muzikant shumë i mirë , njëkohësisht ai ishte edhe një intelektual me nivel të lartë. Niveli intelektual dhe kultura e madhe jo vetëm në fushën e muzikës i dhanë shansin të kuptojë dhe përceptojë realitetin në një formë intelektuale dhe pastaj ta përshkruajë atë muzikalisht. Stimulimi intelektual ishte pjesë e formimit dhe edukimit të tij. Muzika botërore korale, letërsia dhe kultura perëndimore ndihen në të gjithë artin e tij muzikorë. Gjon Kapedani ishte një erudit, ai njihte shumë fusha të tjera përvec muzikës. Kapedani ka qenë kompozitor, drejtues orkestre, orkestrues, ka punuar disa pjesë për instrumentë të harqeve, pianos dhe frymës. Kapedani kishte një shije shumë të hollë në orkestracionet e ndryshme që bënte.

Gjon_03-vi
Gjon Kapidani

 

Të bashkëpunoje me Profesor Gjonin ishte sinqerisht kënaqësi dhe shans. Kam patur fatin të bashkëpunoj me të në lëvrimin e muzikës së dhomës, të cilën e njihte shumë mirë dhe të stimulonte në këtë drejtim. Kemi orkestruar një seri autorësh të njohur të muzikës botërore, klasikë, romantikë, impresionistë dhe ekspresionistë, të cilat i punonte me shumë kujdes dhe ti shpjegonte me shumë profesionalizëm. Ai i punonte me shumë kujdes orkestracionet për instrumentët e ndryshëm. Para viteve 90-të me fillimin e hapjes së Shqipërisë, Kapedani filloi të punoj pjesë të autorëve të ndaluar si Skrjabin, autor rus të ndaluar dhe një seri autorësh të ndaluar të artit botërorë. Ai tentonte të fuste frymën e re tek arti tek ne, e cila kishte munguar si pasojë e një prej diktaturave më të egra në historinë e njerëzimit, komunzmi sllavo-internacionalist. Në vitet e para të demokracisë, ai përpiqej të jepte kontributin e tij intelektual në zhvillimet e reja shoqërore dhe politike tek neve, nëpërmjet bisedave shumë aktive. Në të gjithë bashkëpunimin, dukej qartë formimi dhe stimulimi i Gjon Kapedanit në planin intelektual. Prandaj Gjon Kapedani, kishte një formin simfonik dhe mund të quhet edhe si Arketpi i muzikantit intelektual. Për artin muzikorë krahas një seri faktorësh ndikon shumë edhe frymëzimi dhe formimi intelektual. Muzika e Kapedanit ishte shumë intelektuale, shprehje e shijeve të tija të holla për artin muzikorë. Gjon Kapedani shquhej për një inteligjencë të lindur në fushën e muzikës. Në të gjitha veprat e ndryshme që i ka krijuar, dallohet dhe dëgjohet qartë gjuha inteligjente artistike. Ishte pikërisht kjo gjuhë inteligjente artistike që ndihej fuqishëm në të gjithë veprën e tij artistike si kompozitor dhe edukator. Trajtimi i teorisë së muzikës që bënte Kapedani, të krijonte përshtypjen e një personi shumë të formuar dhe intelektual. Ai ishte gjithashtu një profesor i shkëlqyer i Solfexhit, teorisë së muzikës. Dëshirën për muzikën e mori që në moshë të vogël, si këngëtar në korin e kishës, ndërsa pasioni i tij për muzikën gjeti mbështetjen dhe të Padër Filip Mazrekajt e me vonë të Prenk Jakovës e Tonin Harapit, që ndikuan në formimin e tij muzikor. Në vitin 1969 përfundoi studimet e larta në Konservatorin shtetëror të Tiranës duke marrë titullin “Kompozitor”, nën kujdesin e profesorit Çesk Zadeja. Pas vdekjes së Prenk Jakovës, ai drejtoi Orkestrën Simfonike dhe korin e Filarmonisë së qytetit të Shkodrës. Gjon Kapedani është i njohur si kompozitor e drejtues muzike. Ai ka lëvruar disa gjini të muzikës vokale dhe instrumentale simfonike, përpunime të këngës popullore, etj. Gjon Kapedani është ndër të parët pedagogë të shkollës së mesme të muzikës në Shkodër, e cila tani mban emrin e Prenk Jakovës. Për vite me radhë ka punuar pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Mbas viteve 90-të Gjona Kapedani ka punuar shumë për muzikën kishtare, “Arte sacra”. Arte sakra ishte pjesë e të menduarit dhe e shpirtit të tij të butë. Drejtimi i muzikës “Sacra” mbas viteve 90-të u kthye në një qëllim të tij, për përhapjen dhe lëvrimin e këtij arti. Ai ka drejtuar kore me shumë profesionalizëm në Kishën e Madhe në Shkodër dhe në atë të Tiranës. Kapedani drejtonte pjesë të kompozitorëve të shquar botërorë që kanë shkruar për këtë lloj muzike. Ai e drejtonte këtë lloj arti me shumë pasion dhe profesionalizëm.

Kapedani dhe simfonizmi

Krahas valles simfonike dhe suitës simfonike (me tema nga rituali i dasmës shkodrane), Kapedani pat shkruar edhe një simfoni, të cilën e ka luajtur Filarmonia e Shkodrës dhe orkestra e RTV. Muzika simfonike dhe kryesisht simfonitë kërkojnë jo vetëm një formim muzikorë të mirëfilltë. Por gjithashtu edhe një nivel intelektual dhe filozofik. Në simfoninë e tij Kapedani kompozoi të gjithë eksperiencën e tij jetësore. Simfonia kishte një gjuhë muzikore pak më të përparuar se krijimet e kohës. Ai u përpoq, pavarësisht cenzurës së kohës të shkruante muzikë intelektuale e cila sillej rreth ekpresionizmit muzikorë si rrymë. Orkestracioni ishte i një niveli të mirë. Kapedani e njihte shumë mirë orkestrën dhe e kishte fare të lehtë të gjente tingëllimën e istrumentëve. Simfonizmi ishte pjesë e mendjes së tij simfonike. Nuk ishte e lehtë për kohën që pavarësisht se punonte në Shkodër si profesor muzike të konkurroje me qarqe të caktuara artistike të caktuara. Megjithatë Kapedani gjeti mundësinë dhe në një takim të orkestrave dhe koreve në Durrës, në vitin 1984, prezantoi kohën e parë të simfonisë së tij.Vepra u drejtua me shumë profesionalizëm nga dirigjenti i mirënjohur Jetmir Barbullushi, të cilën e punoi me shumë pasion. Simfonia shquhej për nivel artistik dhe profesional. Krahas temave të gërshetuara me muzikën tradicionale dhe artin e tij të mirëfilltë filozofik, simfonia shquhej edhe për një instrumentalizëm shumë interesant. Krahas harqeve, ai kishte venë në orkestracionin e tij edhe vegalat e frymës të cilat i njihte shumë mirë dhe i dashuronte. Shumë tema të simfonisë ishin shkruar për kuinteëtin e frymës dhe tingëllonin shumë mirë. Krahas formimit muzikorë, Kapedani kishte edhe një formim për letërsinë. Ai pat studjuar letërsi, filozofi dhe gjihë të huaja. Në një aktivitet të zhvilluar në Tiranë ai recitoi një poezi. Ja sic shprehet shtypi i kohës për Kapedanin: “Një surprizë e këndshme i përshkoi të pranishmit në sallë, kur kompozitori i njohur Gjon Kapedani, recitoi poezinë “Kuajt”, të cilën e kishte kompozuar në muzikë Moderato (Tempo Rubato), një kopje të së cilës ia dhuroi më këtë rast autorit Gjekë Marinaj. Me këtë krijim dashamirës të tij, kupton realisht se poezia “Kuajt” kishte marrë që në fillim përmasat e një legjende. Në sallë kishte një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish (rreth 148 vetë), shumica e të cilëve e shihnin poetin Marinaj për herë të parë, sidomos pas 16 vjetësh emigrimi në ShBA. Ata kishin treguar interes që të vinin e të shihnin poetin e talentuar, që i parapriu para të gjithëve, me një poezi, zhvillimeve të mëtejshme demokratike në Shqipëri. Kot s’thonë se poezia është arti më sipëror i të shkruarit”! Gjon Kapedani ishte tipik i brezit të tij. Fenomeni i Kapedanit dhe i të gjithë artistëve të mirëfilltë të muzikës serioze, i obligon krijuesit jo vetëm në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë, ta lëvrojnë artin serioz dhe atë intelektual. Është e pafalshme që sot në Shkodër krijohet shumë pak në fushën e muzikës. Ky lloj arti e ka prejardhjen në Shkodër. Prandaj individët e fushës duhet të përkushtohen më shumë në këto fusha. Sot në Shkodër nuk ka pothuajse fare krijimtari të mirëfilltë për këto tema. Mitika, tradita, historia, zhvillimet intelektuale, arketipi shkodran, përfaqësuesit e mirëfilltë të qytetit në të gjitha fushat, filozofia dhe psikologjia e qytetit, duhet të jenë pikat e referimit për këtë zhanërr. Shkodra duhet të organizojë aktivitete të mirëfillta intelektuale për muzikën, pasi Shkodra është arketipi i këtij lloj arti. Ai duhet rikonceptuar në kushtet e reja sociale dhe politike dhe të krijohen shanset dhe kushtet për këtë art. Gjeta rastin të shkruaj për simfonikun Kapedani, ta kujtoj, dhe natyrisht të jap një mesazh për këtë temë, lëvrimin dhe rikonceptimin e artit serioz. A mos vallë mungojnë elementët kreativë, konteksti, klima e duhur intelektuale, mbështetja dhe qyteti nuk ofron atë taban, të cilin pat ofruar, biles në kushtet kur ka edhe një Shkollë të mesme Arti Muzike, një Akademi Artesh dhe shumë individë që kanë përfunduar Akademinë dhe Universitetin e Arteve jo vetëm në Shqipëri po edhe në shkollat më prestigjoze europiane? Apo sot krijuesit në Shkodër dhe Shqipëri janë më tepër të dhënë mbas muzikës urbane, për përfitime materiale, dasmave dhe menaxhimit të muzikës dhe protagonizmit fallco?! Kjo ese ishte një tentativë për të kujtuar mikun tim Gjon Kapedani, për ditën e emrit të tij dhe kontributin e tij artistik dhe intelektual dhe njëkohësiht fillimi i një pune studimore për këtë kompozitor të nderuar nga Shkodra.