Më 14 Maj 1448 u zhvillua një nga betejat më të mëdha të Gjergj Kastriotit kundër turqve. Ushtria turke komandohej nga Sulltan Murati II. Më 14 maj pararoja e ushtrisë turke arriti në Dibër dhe rrethoi Sfetigradin. Gergji për të lehtësuar mbrojtjen e kështjellës e tërhoqi pararojen turke në grykën e Rovikut dhe aty pas një beteje e shpartalloi.
Ndërkohe Sulltan Murati II kërkoi dorëzimin e Kështjellës së Sfetigradit. Pas refuzimit, ushtria turke e bombardoi kështjellën dhe më pas e sulmoi, por nuk arriti ta marrë. Ndërkohë Gjergj Kastrioti e mbante kampin turk vazhdimisht në goditje, sidomos natën. Po ashtu turqit sulmoheshin edhe nga mbrojtesit e kështjellës. Të vënë mes dy zjarresh turqit patën humbje të mëdha, në betejë ra edhe Komandanti Ferit Pasha.

gjergj_kastrioti1
Por ushtria turke ishte shumë e madhe në numër dhe pas mësymjesh të vazhdueshme arriti të hyjë në kështjellë, por për shkak të humbjeve të mëdha dhe kohës së gjatë të rrethimit turqit nuk paten mundesi te qendronin, kështu u detyruan të tërhiqeshin të ndjekur nga ushtria e Gjergj Kastriotit.