Mai Văn Phấn – Zanore në Vesë – Poezi të zgjedhura – Përkthyer në shqip nga Gjekë Marinaj
ISBN: 978-9928-172-25-9
Formati: 140 x 210 mm
Nr.faqeve: 112

Zanore-ne-vese

Sapo doli nga shtypi libri i poetit të njohur vietnamez Mai Văn Phấn (Mai Van Fan). Poezitë e tij janë sjellë në shqip nga përkthyesi Gjekë Marinaj.  Librin gjendet në Festivalin e Librit dhe Artit që po zhvillohet ne Tiranë. Në libër përfshihen 55 poezi të cilat paraprihen nga një hyrje bio-analitike nga Marinaj dhe mbyllen me një intervistë me poetin Vietnamez, ekskluzive për lexuesin shqiptar.

gjekë_marinaj
Gjeke Marinaj

Pyetjes se si ndjehet ai kur shikon poezitë të përkthyera në gjuhë të ndryshme, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe, Mai Văn Phấn i përgjigjet:

“Edhe me mua ndodh e njëjta gjë si me poetët e tjerë; kur rritet numri i lexuesve të poezisë ndjehem shumë i gëzuar edhe e kuptoj se sa e rëndësishme është një kënaqësi e tillë për një krijues. Unë kam jetuar, krijuar dhe vuajtur brenda vorbullës së krijimit. Kam pranuar dhe zgjedhur kuintesencën e prirjeve letrare të botës me dashurinë dhe përgjegjësinë që i ka hije një qytetari Vietnamez. Dhe kur krijimet e mia përkthehen në gjuhë të huaja, ndjej vetëbesim që në të ardhmen ta afirmoj edhe më shumë karakterin vietnamez në poezinë time.”

Siç dihet, Dr. Gjekë Marinaj vazhdon të shkruajë poezi, prozë dhe ese akademike në anglisht, por vëmendje të madhe kohe dhe studimi i ka përkushtuar edhe artit të përkthimit. Ai e sheh si një shërbim më të madh ndaj njerëzimit të përkthejnë ndonjë kryevepër të panjohur sa e si duhet, se sa të botojnë vetëm nga krijimtaria e vet.
Marinaj ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Deri tani ka përkthyer pesë libra nga shqipja në anglisht dhe nga anglishtja në shqip, duke përfshirë këtu edhe një antologji me poezi epike të eposit të veriut në Anglisht (me Frederick Turner) dhe ka redaktuar disa libra në të dy gjuhët.
Disa komente nga poetë, shkrimtarë dhe botues për poezinë e Mai Văn Phấn :

Nga fillimi deri në fund të leximit të këtyre poezive, lexuesi gjendet në prezencën e vetëdijes njerëzore në këmbim  me substancën e natyrës. Në këtë këmbim të thellë natyra njerëzore dhe “natyra ekstreme” janë të unifikuara në një panoramë poetike të estetikës dhe intensitetit.
— Raymond P. Keen (Amerikë)

Kemi të bëjmë me një vështrim të rrallë në botën e brendshme të poetit ku esenca natyrale, shpirtërore dhe kulturore e peizazhit vietnamez fuqizon njëherësh mendimet dhe poezitë e tij. Kjo është një pasuri domethënëse e çështjeve personale, praktike, shpirtërore dhe emocionale.  Kreativiteti i tij është i gjallë në gjuhen dhe misterin e fjalëve. Këto poezi na tregojnë se të shkruarit është një mënyrë e jetës për poetin Mai Văn Phấn.
— Katy Miller (Angli)

Dritën e kthimit të individualitetit tek uniteti i rilindjes së një ëndrre e gjejmë të shpërndarë si në vizionin poetik ashtu edhe në thellësi të poezisë së poetit Mai Văn Phấn. Magjia e natyrës hapet me sekretet e shpërndara përmes shqisës së gjallë të poetit.
— Dương Kiều Minh (poet vietnamez)

Nëse fjalët do të ishin ambasadorë, Mai Văn Phấn ka ndërgjegjësimin dhe pasionin për poezinë e sotme. Përveç talentit, pasionit, prejardhjes kulturore, njohurive dhe qetësisë gjatë kompozimit, ai është dhe një poet i guximshëm. Ai kompozon poezi si një artist në një litar të hollë, por gjithmonë i sigurt se do e arrijë destinacionin e tij.
— Đình Kính (Shkrimtar Vietnamez)

Në unitet, poezia e poetit Mai Văn Phấn prek vetëdijen e  lartë të humanizmit.
— Dr. Văn Giá (Profesor Vietnamez)

Mai Văn Phấn ecën përpara ashtu siç ecën përpara atdheu i tij. Ai bëhet pjesë e ndryshimit social. Siç është thënë, sa më e madhe goditja e poetit aq më e madhe dhe më e veçantë është shpërndarja e atmosferës dhe e efekteve të saj poetike. Ai skicon strukturën sociale dhe natyrore sipas bindjeve të tij.
— Susan Blanshard (Botuese në Angli)

Copyrigh© 2014 nga Gjekë Marinaj
Të gjitha të drejtat për këtë botim janë të përkthyesit.  Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të ribotohet përmes çdo mënyre ose mjeti pa leje paraprake. Kontakti me përkthyesin mund të arrihet përmes portalit të tij zyrtar: www.marinaj.info