Pas pese shekujsh roberie nga pushtimi i Perendorisë osmano-turke edhe për kombin shqiptar erdhi dita kur 104 vite me parë në qytetin e Vlorës Ismail Qemali me ndihmen e shqiptarit të madh Dom Nikoll Kacorri dhe autoriteteve shtetetore të Vienes bashkë me patriotet nga gjithe krahinat shqiptare ngriten flamurin në të njëjten dite me heroin kombetar Gjergj Kastrioti me 28 Nentor duke shpallur pavarsinë e kombit shqiptar nga perendoria osmane.

aktiipavarsise-1912
Akti i shpalljes se Pavarsise se Shqiperise

Lajmi i shkëputjes se vialeteve shqiptare nga perendoria osmane mori dhenë duke u përkrahur nga Austro-Hungari, shtetet Evropiane dhe Amerika. Një rol madhor në shpalljen e Pavarsisë luajti edhe Konfederata Pan Shqiptare Vatra me qender në Boston që drejtohej nga Fan Noli dhe Faik Konica.
Pas kesaj ditë të lumtur për kombin shqiptar por që inatosi pa mase kojshite tanë greko-serbe ditë të dhimbshe u gatuan nga çorba ruse dhe disa shtete të Evropes për truallin tonë.Plani për fshirjen e Shqipërisë dhe aneksimin e saj nga Greqia dhe sllavet nisi të bëhëj realitet.Vetem një vit nga shpallja e Pavarsise në Konferencen e Paqes më Paris po pergaditej ndarja e tokave shqiptare dhe zhdukja e kombit me të vjeter të Evropes kombit shqiptar.Kryetari i delegacionit shqiptar Dom Nikoll Kacorri në fjalimin e mbajtur në kete konference (fjalim që ia shkroi Homeri i kombit shqiptar At Gjergj Fishta) çuditi gjithe kreret e shteteve pjesmarres në kete konferece se si një prift katolik para besimit fetar vendos kombin e tij shqiptar.Edhe Fan Noli që ishtë pjesmares në kete konference u mahnit nga ky fjalim, nga argumentat e sjelle për mbrojtjen e truallit shqiptar.Fale edhe Konfederates Pan Shqiptare Vatra që ndikuan deri tek predidenti Amerikan Shqipërua u coptua por nuk e zhduken dot si komb.
Pas dhimbjeve të shumta ku gjymtyret e Shqipërise u coptuan një dhimbje tjeter pllakosi për Shqipërinë.Kulqedra e Kuqe e diktatures komuniste për gjysem shekulli vrau, përsekutoi gjithe patriotet e kombit shqiptare bashke me trashgimtaret e tyre.Ndryshoi historine e vertete të Shqipërisë dhe e la Kosoven nën shtypjen e Serbisë që i vrau, përdhunoi deri në spastrim Etnik në 1998 por që u ndalua nga forca e mikut me të madh të Shqipërise Amerikes.
Fale saj sot Kosova feston 102 vjetorin e Pavarsise si shtet i lirë dukë realizuar edhe ëndrrën e Isa Boletinit për shkeputjen e Kodoves nga sllavet.
Sigurisht dita e bashkimit shqiptar nuk është e larget.Një ditë i gjithe gadishulli i Ballkanit do të bëhët pjese e familjes Evropianë ku pjese e saj do të jete edhe kombi shqiptar në një Shqipëri Etnike.

28netor-jemi-shqiptar-albanian

 

Gazeta Vatra Onlinë iu uroj të gjithë shqiptareve në vendlindje dhe diaspores shqiptare në botë Gëzuar 28 Nentorin festen e flamurit të ngritur nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti në Krujen e Lirë dhe nga plaku i urte Ismail Qemali në Vlorën heroike.
Gëzuar 28 Nentorin ditën Pavarsinë e Shqipërisë.

 

 

Filmi shqipëtar “Nëntori i Dytë