Published On: Wed, Oct 11th, 2017

Gazmend Leka, piktor, regjisor, grafist

Gazmend_Leka

Gazmend Leka , Piktor, Regjisor, Grafist

Gazmend Leka u lind më 11 tetor, 1953, në Tiranë. Në vitin 1978 mbaron Institutin e Larte te Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982. Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991 bëhet udhëheqësi artistik i filmave të animuara të kinostudios “Shqipëria e Re” duke punuar si regjisor i tyre. Në vitin 1991 hyn në punë si pedagog tek Universiteti i arteve, profesion të cilin e vazhdon dhe sot.

Çmimet:

1982-Urdhri “Naim Frashëri”, klasi i tretë, Tiranë, Shqipëri
1983-Çmimi i parë tek “Festivali i pestë i filmave të animuara” në Shqipëri
1983-Çmimi i “Dea Fortunata” tek festivali ndërkombëtar i filmit vizatimor, Napoli, Itali
1984-Çmimi i Republikës, klasi i tretë, Tiranë, Shqipëri
1985-Çmimi i parë tek “Festivali i gjashtë i filmave të animuara” në Shqipëri
1986-Çmimi “Odhise Paskali” për punën më të mirë të vitit, Tiranë, Shqipëri
1987-Çmimi i parë kombëtar në grafikë
1988-Urdhri “Naim Frasheri”, klasi i parë, Tiranë, Shqipëri.
1994-Çmimi i dytë “Onufri”, konkurs kombëtar “G.K.A”, Tiranë, Shqipëri
1995-Çmimi i dytë “Onufri”, konkurs kombëtar “G.K.A”, Tiranë, Shqipëri
1999-Çmimi i dytë për filmin vizatimor (Panorama e Filmit), Tiranë, Shqipëri.
2000-Cmimi i vitit “Piktori i Vitit”, Revista Kult 2005, Tiranë, Shqiperi.
2010 – Cmimi i pare ne Konkursin ” Onufri” . Tirane, Shqiperi
EKSPOZITA DHE AKTIVITETE  PERSONALE

1982 Realizon Filmin  e Animuar “Dy Gosti“. Regjisori dhe piktor i filmit. Tiranë, Shqipëri.
1985 Realizon Filmin  e Animuar “Plumb Ballit“. Regjisor dhe piktor i filmit. Tiranë, Shqipëri.
1987 Realizon veprën monumentale “Flamuri“, Tirane, Shqipëri.
1992 Ekspozitë  personale. “Galeria Kombëtare e Arteve”, Tiranë, Shqipëri.
1998 Ekspozitë personale, “Galeria Kombëtare e Arteve”, Tiranë, Shqipëri.
1999 Ekspozitë personale, “NOSTRADAMUS”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
2000 Ekspozitë personale, “Galeria XXI”, Tiranë, Shqipëri.
2002 Ekspozitë personale, Kafe – Artist “Quo Vadis”, Tiranë, Shqipëri
•   Ekspozitë personale, Kafe – Artist “Quo Vadis”, Tiranë, Shqipëri
•   Ekspozitë personale, Buisness Center “Torre Drini”, Tiranë, Shqipëri.
2004 Ekspozitë personale “DITARI I ALKIMISTIT‘’. Galeria “Didart”. Tiranë, Shqipëri.
2011 Ekspozitë personale “Black Box – Kutia e Zezë e Qenies”. Galeri “Zeta”, Tiranë, Shqipëri.
2011 Ekspozitë personale. Galeria Kombëtare e Arteve.Tiranë, Shqipëri.
2014 Ekspozitë personale “IKARUS”. Galeri “Zeta”, Tiranë, Shqipëri.
•   Ekspozitë personale “SYMBOLON”. Galeria Kombëtare e Arteve.Tiranë, Shqipëri.

 

Pjesmarres ne Aktivitete:

1983-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Vizatimor, Napoli, Itali
1987-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Vizatimor, Annecy, Francë
1987-Ekspozitë mbi Ilustrimin, Qendra Pompidu, Paris, Francë
1987-Ekspozitë Kolektive, Pallati i Kulturës, Tiranë, Shqipëri
1988-Ekspozitë Kombëtare, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1990-Bienale Pikture, Ankara, Turqi
1991-Aktivitet “Arti Shqiptar” Ankara, Turqi
1993-Ekspozitë kombëtare, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1993-Ekspozitë Kolektive, Galeria “James Gat”, New York, Sh.B.A
1993-Ekspozitë Kolektive, Galeria “Corner Club”, New York, Sh.B.A
1993-Ekspozitë Kolektive, New York, Sh.B.A
1993-Ekspozitë/Konkurs “Onufri”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1994-Ekspozitë Kolektive Lion, Francë
1994-Ekspozitë Kolektive, Zvicër
1994-Ekspozitë/Konkurs “Onufri”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1996-Ekspozitë Kolektive, Grenoble, Francë
1996-Ekspozitë Kolektive, Chamberry, Francë
1996-Ekspozitë Kolektive, Aix les Bains, Francë
1996-Ekspozitë Kolektive, Belley, Francë
1997-Ekspozitë Kolektive, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1998-Ekspozitë Personale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999-Ekspozitë “Flash”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999-Ekspozitë Personale “Nostradamus”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999-Ekspozitë Kolektive “Mediteranea”, Bari, Itali
1999-Ekspozitë Kolektive Paris, Francë
1999-Ekspozitë Ndërkombëtare “Onufri” Tiranë, Shqipëri
2000-Ekspozitë Kolektive Paris, Francë
2001-Ekspozitë Kolektive, Galeria Sasetti Milano, Itali
2003-Ekspozitë Kolektive, Fiera Arte Padova, Itali
2004-Panair Arti, Montichiari, Brescia, Itali
2005-Ekspozitë e Artit modern, “BIENALE COSMOPOLIS” Selanik, Greqi
2005-Ekspozitë Ndërkombëtare Good morning Ballkan Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2005-Ekspozitë “Onufri”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006-Ekspozitë Ndërkombëtare Good morning Ballkan, Prishtinë, Kosovë
2006-Ekspozitë Prezent, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqiperi
2006-Ekspozitë Kolektive, Athinë, Greqi
2006-Brescia 14 Mostra Mercato Nazionala di arte contemporanea, Montichiari, Itali
2007-Ekspozitë Portreti, Galeria Kombëtare, Pekin, Kinë
2009-Ekspozitë Kolektive Java e kulturës shqiptare Dusseldorf, Gjermani
2009-Realizon vepra për koleksionin e kompanisë Ekolog Dusseldorf, Gjermani
2009-Ekspozitë kombëtare Onufri Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
Në “Galerinë kombëtare të Arteve” ruhen 37 vepra të tijat në pikturë dhe grafikë. Mbi 400 vepra të tjera janë shpërndare në koleksione private në Shqipëri, Amerikë, Francë, Zvicër, Itali, Turqi, Rusi, Gjermani, Holandë, Spanjë, Kanada dhe Japoni.

http://www.gazmend-leka.com/

Filmi vizatimor “Dy Gosti”, Skenari Luan Rama, Regjia dhe vizatimet Gazmend Leka…