Nga Hans Benussi /

Me datë 9 qershor FIFA ka paraqitur në stadiumin Maracana të Rio de Zhaneiros teknologjinë e re GLT (goal-line technology), e nevojshme për të shmangur “golin fantazëm”, falë lëshimit të një sinjali kur topi tejkalon vijën e portës.

Në fakt, siç shpjegohet në adresën fifa.com, treguesi “gol” apo “jo gol” shfaqet drejtpërdrejt në orën e gjyqtarit të ndeshjes brenda një sekonde. Sistemi Goal-Control 4D është i përbërë nga 14 kamera të shpërndara nëpër fushë, shtatë nga të cilat të drejtuara në zonën e portës. Falë ndihmës së një programi të studiuar posaçërisht, është e mundur të përcaktohet me saktësi vendi dhe shpejtësia e topit, riprodhimin e imazhit në 4D. Në rast se topi tejkalon vijën, ora e gjyqtarit dridhet dhe merr një sinjal video.

gol_line

Përgjegjësi i FIFA-s për gjyqtarët, Massimo Busacca, deklaroi: “Kjo teknologji është një ndihmë shumë e madhe, një mbështetje shumë e mirë për të kuptuar nëse është gol apo jo”. Sistemi është vendosur më sukses në të 12 stadiumet e botërorit, që e kaluan provën e përgjithshme të montimit. Brazil 2014 do të jetë Botërori i parë për kombëtaret që ta kenë këtë mbështetje, që u provua në Confederations Cup të vitit të kaluar dhe Botërorin për klube 2012 dhe 2013.