Ferdinant Deda lindi në Peqin më 5 shkurt të vitit 1941. Pasi mbaroi Liceun Artistik në Tiranë në vitin 1959 u emërua mësues muzike në Gjirokastër, ku qëndroi deri në 1960. kur filloi shkollën për dirigjim pranë Konservatorit Nacional të Pragës, në Çeki. Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t’i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë dirigjent në Orkestrën Simfonike të RTSH. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali.

ferdinand-deda

Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka ekzekutuar muzikën e shumë filmave. Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.. Ferdinand Deda ka dirigjuar në orkestra të ndryshme dhe jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe në ato të huaja. Ai ka marrë pjesë me krijimet e tij në të gjitha Festivalet e Këngës në Radiotelevizion, në Koncertet e Pranverës si edhe në aktivitetet artistike që ka zhvilluar ky institucion. Ferdinand Deda, me një karrierë të gjatë e të suksesshme në fushën e muzikës, ka dirigjuar regjistrimin e muzikës për një numër të madh filmash artistikë shqiptarë, ndërsa ka qënë kompozitor i muzikës së një sërë filmash artistikë e vizatimorë. Si dirigjent, ai ka drejtuar regjistrimin e muzikës në rreth 95 filma artistikë shqiptarë si dhe ka kompozuar muzikën e filmave si, “Cirku në fshat”, “Zambakë të Bardhë”, si dhe të filmave vizatimorë “Pika e ujit” “Mi-re-la” etj. Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Ferdinant Deda është themelues i Koncertit të Pranverës në RTSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”. U nda nga jeta me 22 gusht 2003 ne Stamboll Turqi.

 

An Albanian Rhapsody : Symphonic Dance – Ferdinand Deda