Sipas revistes “Forbes”

Folorunso-alakija
Folorunso Alakija

Femra Zezake më e pasur në botë, është nigeriania Folorunsho Alakija, e cila ka një pasuri nafte me vlerë 7.3 miliardë dollarë.

62-vjeçarja Alakija, nënë e katër fëmijëve, e nisi karrierën e saj si një sekretare banke, më pas studioi për modë, dhe e përfundoi me naftën, duke u bërë miliardere.

Kompaninë e parë “Famfa Oil”, ajo e hapi në vitin 1993, më vonë ajo mori emrin “OML 127” dhe u kthye në një nga blloqet më pjellore të naftës.

Kompania ka 60% të bllokut të aksioneve, dhe ka një vlerë prej 7.3 miliardë dollarë.

“Po të krahasohet me Oprah Winfrey, gruaja e dytë më e pasur në botë, Alakija ka 2.9 miliardë dollarë më shumë dhe renditet si femra më e pasur në botë”, shkruan revista “Forbes”.