cabej
Eqrem Çabej

 

Eqrem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare
Shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër.
Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqipëtare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqipëtare për arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, Instituti, paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Eqrem Çabej u nda nga jeta më 13 gusht të vitit 1980 në Romë.

 

Veprimtaria shkencore:

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

 

Tituj të veprave:
Tekste italo-shqiptare (1935).
Elemente dialektore nga Italia.
Marrëdhëniet midis shqipes dhe rumanishtes.
Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike.
Atlasi gjuhësor shqiptar.

Nga fusha e folklorit dhe e letërsisë mund të përmendim ndër të tjera:

Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare.
Zakone dhe doke të shqiptarëve.
Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut.
Për gjenezën e literaturës shqipe.
Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan.

Diana dhe Zana – 2011
Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe
Hyrje në Indoeuropianistikë
Sonete – 2008
Studime etimologjike në fushë të Shqipes I – 1982
Studime etimologjike në fushë të shqipes II – 1976
Hyrja në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1958
Fonetika historike e shqipes, Tiranë 1968
Shqipja në Kapërcyell
Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes
“Meshari i Gjon Buzukut, Tiranë 1968
Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)
Odiseu dhe Konstandini
Mirënjohjet
Urdhrin “Nderi i Kombit”, Shqipëri 10 maj 2003
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij, pra Universiteti Eqerem Çabej