Published On: Tue, May 30th, 2017

Edhe në politikë duhet t’i lihet vend të rinjve si dhe të kujtoheni për Diasporen

Lek Gjoka222

Nga Lek Gjoka

Zhurmë e madhe dhe akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë zotit Basha ka përfshirë sot kampin demokrak.
Disa lidër të kësaj Partie kritike të kryetarit aktual që kur PD-ja ishte në çadër janë lënë jashtë listës se deputetëve në votimet e Qërshorit janë hedhur në një sulm jo ndaj liderit socialist Rama që e kanë për detyrë si anëtar të forumeve drejtuese por në mënyrë të pakuptimtë ndaj vete Partisë së tyrë.
Madje me paturpësi dalin në një konferencë shtypi ku shpalosin platformën e tyrë për largimin e kryetarit Basha. Sigurisht jam dakord që gjithë antarët e partive politike mund të kenë një mendim ndryshe nga kryetari por në një situatë të tillë kur i gjithë bota demokratike u shqetësua për mos marrjen pjese të demokratëve në zgjedhjet e ardhshme janë të pakuptimta deklaratat e Topallit, Imamit, Patosit, Bode, etj që t’i fryjnë zjarrit të përplasjes në kampin demokrat.
Në qoftë se Basha ka bërë gabime nuk është fundi i botës se disa ish depute nuk do të marrin me të mirat materiale që i afrohen nga të qenurit deputet (që në fakt një pjese prej tyre janë të përlyer në oferta korruptive) por të luftojnë me mish e me shpirte që Partia e tyrë të fitoje sa më shumë deputete dhe të iu marrë nga duart qeverisjen socialistëve. Partitë politike në Shqipëri duhet t’ju japin deren edhe rinisë . Madje duhët t’i hedhin sytë edhe tek diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë.

Si nuk u kujtua kurrë zonja Topalli si kryetare parlamenti së qindra mijëra shqiptarë kanë braktisur e po braktisin Shqipërinë për faj të politikave korruptive të qeverisjes plot korrupsion të politikanëve shqiptarë nuk duan t’a harrojnë vendin nga kanë ardhur, të drejtat për të votuar si qytetar i Shqipërisë apo kur për vete, familjen dhe klanin tënd e ke në rregull çdo gjë nuk ke pse të shqetësoheni për “turmën” popull. Tani që t’u preken interesat përsonale deklaron në mënyrë të paturpshme se vdiq Partia Demokratike e 91-isht. Jo asnjë Parti nuk vdes as kur lideri zevendesohët por kështu po ju lehtësoni fitoren kampit të majtë dhe për ketë nuk është faji as i popullit që nuk do t’i votojë, as faji i Bashës se nuk caktoi juve në listën e deputeteve por faji i ju të gjithëve që nuk luftoni për të mirën popullit, dhe të Partisë suaj por thjeshtë për interesa personale dhe klanore.

Uroj që keto zgjedhje të jenë zgjedhjet e fundit pa pjesmarrjen e diasporës shqiptare. Megjithëse kryeministri socialist Rama ka deklaruar publikisht se keto do të jenë zgjedhjet e fundit pa diasporën por dukë parë që në çdo fushatë zgjedhore thuhen premtime n’tym dëshiroj që në katër vitet e ardhshme pozita dhe opozita t’i kthejnë sytë nga diaspora jo vetëm për të mirat materiale që dërgojnë në Atdhe por t’a përfshijnë në qeverisje (krijimin e ministrisë së Diasporës), zhvillimin e kombit shqiptar dhe antarësimin e trojeve shqiptare në Bashkimin Evropian.

 

Jacksonville Florida
Maj 20117

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.