Published On: Tue, Jun 20th, 2017

Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë

arben-llalla

Arben Llalla -Historian

Nikos Dhimu: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj na tha Goethe, Victor Hugo, Delacroix: Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”

Nga Arben Llalla

Me daljen në pah të skandaleve të mashtrimeve ekonomike që Greqia ka bërë ndër vite, filluan edhe dyshimet e vetë grekëve në lidhje me identitetin e tyre, nëse janë pasardhësit e grekëve të lashtë, me të cilët krenohen prej kohësh.

Në të vërtetë populli grek, kur u shpall pavarësia e Greqisë nuk parapëlqente të quheshin helenas, grekë, por romaikos. Ndërsa lënda e historisë, gjuhës, fjalorët quheshin “Historia Greqisë së Re”, “Fjalor i gjuhës së greqishtes së re” e kështu me radhë. Në to nuk bëhej fjalë fare për grekët e lashtë. Për qytetarët e Greqisë së Re, ata ishin të huaj, sepse Greqia e shekullit XIX, përbëhej nga popullsi që i përkisnin kombeve të ndryshëm si shqiptarë (arvanitasit), sllavë, bullgarë, turq, arabë, hebrej e të tjerë. Por, poetët e huaj të frymëzuar nga kryengritësit e revolucionit të 1821 i thurrën vargje kësaj kryengritje duke i përmbledhur të gjithë popujt në emrin e përbashkët “grek”. Pra, pasi u themelua shteti grek u krijua kombi dhe është vërtetuar që është shteti ai që bën kombin dhe jo kombi që bën shtetin. (Kjo vërehet qartë tek Republika e Maqedonisë së sotme. Politikanët, pushtetarët dhe akademikët sllavë, të cilët pasi zyrtarizuan shtetin po krijojnë kombin maqedonas duke u përpjekur të asimilojnë shqiptarët, serbët, bullgarët, romët, turqit, boshnjakët, goranët. Kurse shqiptarët që kishin ruajtur kombin e tyre të pastër ndër shekuj, pavarësuan vetëm një shtet shqiptar të vogël, të dobët politikisht dhe ekonomikisht, kërkesë kjo për brishtësinë e shtetit shqiptar, kur u pavarësua nga serbët, grekët dhe rusët.)

Rigas Fereos (1757-1798), në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “Βyλγαροι, κι Αρβανιτις, Αρμενος, κι Ρομιο, Αραπιδες”, (bullgarë, shqiptarë, armenë, grekë, arabë). Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin “arvanitis”.

Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona Nikos Dhimu në një intervistë që ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe “New York Times” u shpreh: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj na tha Goethe, Victor Hugo, Delacroix: Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit… . Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tij, ai kurrë nuk do të shërohet…”

Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin XVIII, Johann Winckelmann, i cili krijoi idenë se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman në të vërtetë ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit XIX si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllehët ju imponua që të krijonin identitetin modern grek. Por, karakteristikat e këtyre racave nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve, sepse është vërtetuar shkencërisht që ne rrjedhim nga ilirët.

Në faqen zyrtare e medias së njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në mars 2010 redaktori Andreas Kilb ka publikuar një opinion, ku shkruan se grekët e sotëm janë një përzierje fisesh që kanë kaluar dhe kanë lënë gjurmë ndër shekuj në këto territore.

“Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët.”

Ky është titulli që mban opinioni i tij. Andreas Kilb sqaron se popull grek që njohim sot, nuk është gjë tjetër veç asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët. Madje, Klibi tenton të hetojë edhe psikologjikisht popullin grek, duke arritur në përfundimin se ndryshimi nga origjina zëvendësohet me solidarizimin e vazhdueshëm për t’u përballur me një armik të përbashkët. Ai thekson se një në çdo katër grekë është refugjat, kaq të tjerë kanë origjinë sllave, por të gjithë janë të bashkuar kundrejt armikut të përbashkët.

Greqia ka qenë e pushtuar nga sllavët, të cilët u ndalën dhe u tërhoqën, pasi ndeshën në rezistencën e fortë të shqiptarëve në Athinë që udhëhiqeshin nga Gjin Bue Shpata. Ajo ka qenë e pushtuar edhe nga bullgarët, kryqëzata frënge, katalanasit dhe në përfundim më 1450 nga Perandoria Osmane. Por, gjithnjë këta pushtues së Greqisë janë ndeshur me fiset shqiptare, të cilat jetonin që në lashtësi në Thesali, Boeotia, Peloponez dhe ishujt e shumtë. Kjo vërtetohet edhe se shumica e kapedanëve të kryengritjes së 1821 ishin të gjithë shqiptarë (arvanitasit) dhe për disa vite shqiptarët drejtuan Greqinë e Re në të gjitha fushat, kryetar shteti, kryeministra, akademikë e plot të tjerë.

greke

Me Marrëveshjen e Lozanës më 1922 për shkëmbimin e popullsisë myslimane me atë ortodokse në Greqi erdhën mbi 1.600.000 aziatikë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me grekët e lashtë. Ata nuk kishin ngjashmërinë fizike, ngjyrën e lëkurës, flokëve, traditat, kulturat e kështu me radhë. Ata nuk dinin as gjuhën greke. Vendasit nuk i pritën mirë “grekët” e ardhur nga Azia. Greqia më tej ndër vite mori popullsi nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, si nga Gjeorgjia, Ukraina, Armenia, të cilëve ju dha shtetësi duke shpallur se kanë origjinë greke nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Vetëm gjatë viteve 1980-2000 në Greqi mund të kenë ardhur nga këto vende mbi një milion njerëz, të cilët sot krenohen se janë trashëgimtarët e grekëve të lashtë. Këta qytetarë të ardhur në Greqi nga Azia njihen me emrin rusopondios dhe në përgjithësi mbiemrat e tyre mbarojnë me prapashtesën “dhis” si për shembull Miltiadhis, Muratidhis, Asllanidhis, Petridhis, Psomiadhis, Lefteridhis, Joanidhis, e të tjerë. Kjo prapashtesë u është vënë nga autoritete shtetërore pasi morën shtetësinë greke.

Sot rreth tre milionë grekë kanë origjinë shqiptare, të cilët kryesisht banojnë në qytet kryesore të Greqisë së Lashtë dhe është vërtetuar se rreth 700 fshatra banohen ende nga grekë me origjinë shqiptare.

Greqia e sotme ka probleme që ekzistojnë midis qeverisë dhe fesë, sepse atje ende feja është e lidhur me shtetin dhe në disa raste del mbi drejtuesit politikanë shtetërorë. Pasuria e kishës ortodokse greke llogaritet në miliarda euro. Atje ekziston lufta e urrejtjes midis sekteve fetare brenda kristianizmit. Grekët ortodoksë urrejnë katolikët, jakuvatë, myslimanët e kështu me radhë. Shpeshherë pakicat greke që i përkasin këtyre besimeve kanë qenë pre e dhunimeve të kulteve të besimit të tyre. Por, edhe vetë midis ortodoksisë greke ka një ndarje të madhe, sepse një pjesë e mitropolitëve i përkasin kishës autoqefale greke dhe një pjesë kishës së Fanarit të Stambollit. Disa janë me kalendarin Gregorian dhe të tjerë me kalendarin Jonian.

Por, përkundër të gjitha problemeve ekonomike, politike Greqia dhe grekët sa herë që kanë probleme të thella të brendshme, për t’i mbuluar ato dhe larguar mendjen e qytetarëve nga varfëria dhe rrënimi ekonomik, aktivizojnë provokime politike me fqinjët e tyre duke nxjerrë në skenë kombin si garant në instancën e fundit për të shpëtuar nga rrënimi i tyre shtetëror, duke u përpjekur për të luajtur rolin e një fuqie të madhe komanduese në Ballkan.

Por, kjo iniciativë greke do të përfundojë me tragjedinë e tyre, sepse nga pikëpamja numerike Greqia përbëhet nga rreth 10 milion banorë, ku siç thamë më lartë 1/3 kanë origjinë shqiptare dhe fillimi i shekullit të XXI po tregon se progresionet demografike të çojnë në përfundimin se në Ballkan ka më shumë shqiptarë se grekë.

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.