Published On: Tue, Jun 2nd, 2015

Dy studentë shqiptarë sjellin risi për ngarkimin e telefonave celularë në GIST TECH Competition 2015

Dy studentët shqiptarë, Grigor Basha dhe Mikel Çuni, kanë krijuar një risi teknologjike të quajtur Smart Charging, që synon ndërtimin e një stacioni me strukturë multifunksionale, e cila do ta përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të bërë të mundur ngarkimin e telefonave celularë. Te dy studentët studiojne në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe përfaqësojnë Shqipërinë në garën ndërkombëtare të risive teknologjike “GIST TECH Competition 2015”, që mbështetet nga Departamenti Amerikan i shtetit (http://www.aaas.org/tech-i/semifinalists).

GIST TECH Competition

GIST TECH Competition

Në konkurs janë paraqitur 792 risi nga 74 vende të botës.