Lek Gjoka222
Lek Gjoka – Gazeta Vatra

Në meshën e madhe të Krishtlindjeve në Jacksonville Florida Dom Anton Kcira mundohet që ti “shëroi” shqiptaret nga “sëmundja” e Dollarit dhe ti kthehen familjes dhe besimit.
-Nga Lek Gjoka

Vërtetë ardhja e ditës së shenjtë të Krishtlindjeve është një feste e madhe për gjithë njerëzimin. Edhe për kombin e vuajtur shqiptar është një rreze shprese. Shqipëria për ditë përlotet nga personazhet e Migjenit që po mbijetojnë në çdo cep të Atdheut ndërkohë që politikanet ngatërrohen dukë numëruar pasurinë e vjedhur. Me rroba firmato edhe këto politikane të korruptuar i presin plot gëzim Krishtlindjet jo vetëm për dhuratat e shtrenjta që do të iu dhurojnë të afërmeve dhe klanit të tyre por edhe për reklamën televizive që i bëjnë vetvetes nëpër kanalet shqiptare në vizitat në selite e kishave katolike dhe ortodokse. Por ketë vit kisha Katolike doli publikisht dukë vendosur një “Veting” ndaj politikes shqiptare , dukë mos organizuar asnjë pritje zyrtare për to por dukë shtruar një dreke për njerëzit e varfër që po shtohen çdo dite. Sinjali i dhëne nga kisha Katolike në Shqipëri i ka shqetësuar shumë politikanet shqiptareve sepse nuk është vetëm një termet shpirtëror por një minus i madh para masës popull që do ti votoje në 2017. Madje Vetingu i kishës Katolike po tremb jo vetëm politikanet por edhe drejtësinë që e kanë dërguar Shqipërinë drejt humnerës se shumë shpejt do ti drejtohen ferrit të gjalle.
Përveç shqiptareve të Shqipërisë edhe shqiptareve të diasporës së Amerikës iu bie ndërmend ta festojnë festen e Krishtlindjeve. Është dita që ka ma shumë shqiptare në meshën e shenjtë. E njëjta klime është edhe në Jacksonville Florida. Në mesnatën kur akrepat trokitën orën 12 dhe lajmëruan lindjen e Jezu Krishtit në San Jose Chatolik Church komuniteti shqiptar u mblodh për meshën e madhe kjo fale edhe rrjeteve socialeve si facebook etj. që lajmëruan se Dom Anton Kcira dhe Dom Abroz Demaj do të drejtojnë meshën në gjuhën shqipe.
Pasi nisi riti normal i një meshe e mori fjalën Dom Anton Kçira i ardhur enkas nga Detroiti nga kisha shqiptare e Shën Palit për të drejtuar ketë meshe të shenjtë ngaqë në Jacksonville nuk ka ndonjë prift që celebron meshe në gjuhën shqipe.
Ndër të tjera Dom Antoni që u lut për shpirtrat e të vdekurve nga terrorizmi në Gjermani foli me force për familjen. Ai tha se familja në Amerikë po shkatërrohet fale politikave të Partisë Demokratike dhe presidentit Obama që gjoja në emër te Lirisë ekstreme po shkatërrojnë familje, po vrasin fëmijët para së të lindin dukë ligjëruar abortin. Me pas ai iu drejtua besimtareve katolike në sallën e kishës se edhe shqiptaret e Amerikës po shkojnë drejt shkatërrimit të familjes . Për to vlera kryesore tha ai është Dollari dhe punojnë nga dy-tre punë. Blejnë shtëpi të shtrenjta, makina të shtrenjta pa pasur mundësi. Atëherë për të mos i humbur ato e vetmja mënyre është të punosh shtate ditët e javës dukë mos pasur kohe për familjen ku në mjaft raste burri i lodhur nga puna apo gruaja nuk ka as forcën fizike për ti plotësuar dëshirat seksuale njëri-tjetrit dhe fillon tradhtia në çift pra mëkati me i madh që shkatërron familjen. Vërtetë në salle u dëgjuan mjaft fjale nëpër dhembe se si një prift katolik flet pa doreza një realitet që e jetojmë për ditë por është akoma tabu për moshën që ka jetuar dhjetëra vite në diktaturën komuniste. Madje ndonjëri edhe mund të mendoje së çfarë i duhet një prifti për dashnoret apo dashnoret e të tjerëve (tjerave) sepse gjithkush ka lirinë ta jetojë jetën sikur të ia doje zemra deri në shthurje . Madje me ato fjale djegëse për shumë veta iu ka prekur edhe privativë por mesazhi i Dom Antonit është mese i qarte. Familja është e shenjtë dhe tradhtia në çift përgatit terrenin e keq për divorcin ku fëmijët duhet të rriten jetime me nënë e baba gjalle pse jo nesër të ndjekin të njëjtën rrugë. Gjithashtu ndër të tjera ai tha se duhet ti kushtohet shumë kujdes edhe fëmijëve jo vetëm ti dërgojnë në sport por edhe në kishe sepse dukë u rritur me klimën e jetës amerikane fare lehte mund të bien viktima të drogës, prostitucionit etj. Por si mund të kujdesen shqiptaret e Amerikës kur nuk iu del koha as për gjumë sepse dukë e shtrire hapin me shume se kanë mundësi do harrojmë gjithçka fëmijët, besimin dhe do ti përkushtohemi vetëm Dollarit .
Pak para mbarimit të meshën se shenjtë vjen çasti i kungimit ku Dom Antoni me ironi iu tha se kush ka bërë mëkat të mos ngrihet për të marre kungimin. Pasi ra një heshtje varri ndoshta të paret ishin mëkataret që u lëshuan me një fryme drejt altarit. Megjithëse me rregullin kishtar të kishës katolike që të marrësh kungimin duhet të paktën një here në vit të rrëfehesh por valle kush po pyet sot për rrëfime mëkatesh. Një pjese kanë ardhur në kishe thjeshtë se janë Krishtlindje ose të detyruar nga gratë si në festimet e festave ku iu japin “urdhra” burrave për të blere biletën si të vetmin argëtim sepse fatkeqësisht Amerika është pagëzuar me emrin e keq për shqiptaret sepse “Në Amerikë ka vetëm dy pale rrobash, për punë dhe për gjumë”. Megjithëse jo për të gjithë shqiptaret Amerika është e tille sepse është vendi ku për fëmijët janë të hapur të gjithë rrugët e jetës . Sigurisht mosha e madhe do ta jetoje me dhimbje jetën Amerikane sepse shpirti është i ndare midis dy kontinenteve por po qe se e kuptojnë ashtu sikur duhet edhe mesazhin e Dom Antonit që ti kthehen me shumë forcimit të familjen , të mos përdorin fatkeqësitë e të tjerëve për realizimin e epsheve jeta në Amerikë do të jete edhe me e bukur dhe fëmijët do të kenë të hapura të gjitha dyert e jetës.

 

san-jose-catholic-church-jacksonville-florida
San Jose Catholic Church Jacksonville Florida

Jacksonville Florida
Dhjetor 2016