Petraq Pilika, lindi më 3 qershor të vitit 1924 në Korçë ku bëri shkollën fillore dhe liceun e Korçës. Më pas ndoqi Fakultetin e Mekanikës dhe Matematikës në Institutin e Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit, Pilika punoi si pedagog dhe shef katedre. Ai dha një ndihmesë të madhe në krijimin dhe konsolidimin e matematikës mësimore universitare. Ai është një nga themeluesit e shkollës shkencore shqiptare të matematikës. Pilika është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në organe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si dhe i monografisë “Funksionet kufitare e klasat Hp”

Petraq Pilika ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave, është nderuar me Titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe Titullin “Qytetar Nderi i Korçës”.
Vdiq në prill të vitit 2009,

Vepra shkencore:
Teoria e funksioneve të ndryshorit real
Teoria konstruktive e funksioneve