Fadil Kraja lindi në Shkodër më 1931. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Filologjisë (Dega gjuhë-letërsi). Për shumë vite punoi si mësues i letërsisë në shkollat e mesme dhe më pas pedagog i letërsisë së huaj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

fadil-kraja
Fadil Kraja

Nga viti 1972 deri më 1992, ka qenë shkrimtar në profesion të lirë duke vazhduar si pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Shkodrën.
Fadil Kraja jeton në Shkodër. Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh”
Fadil Kraja ka shkruar disa vëllime me poezi dhe tregime, por i njohur është për krijimtarine e tij të gjerë dhe cilësore në fushën e dramaturgjisë duke shkruar mbi 40 drama, komedi e librete operash. Ai është një nga dramaturgët më të njohur në Shqipëri.

gjaku-arberit
Nga drama “Gjaku i Arbërit”

Krijimtaria:
“Kënga ime” (poezi) – 1954 Fitues i çmimit te parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë. “Melodi malësore” (poezi)
“Jehona malesh”(poezi)
“Kandidatja e fundit” (tregime)
“Fajin e kishte Besa” (tregime)

Nga damaturgjia:
“Fisheku në pajë”
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”,
“Çështje familjare” etj.