Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Dom Ernest Troshani shpallet kardinal nga Papa. I dyti pas Koliqit

dom ernest troshani-papa francesku.1

Dom Ernest Troshani dhe Papa Francesku

Në lutjen e të dielës në Vatikan, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin për dëshminë e jetës së tij të Krishterë. Dom Ernest Troshani është i vetëmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës. Shqiptare përgjatë komunizmit.
Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt i përlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit. Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë ne konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.
Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Ernest Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Papa Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishtere dhe për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së. Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.
Dom Ernest Troshani ka lindur në Troshan te Lezhës, (Shume media shqiptare thone gabimisht se lindi në Shkodër njelloj si për At Gjegj Fishten) më 18 tetor 1928 . Mësimet e para i ka krye në Shkodër, ndërsa të Mesmen në Kolegjin Françeskan dhe në Liceun “Illyricum”. U shugurua meshtar më 8 prill Arrestohet më dt. 24 dhjetor 1963, Natën e Krishtlindjes gjatë celebrimit të Meshës në Kishën e Barbullushit. Dënohet me 18 vjet burg me motivacionin e famshëm të asaj kohe “agjitacion e propagandë”. Burgun e vuan në Rubik, Vlorë, Laç dhe pjesën dërrmuese 10 vjet në të tmerrshmin burg të Spaçit. Gjatë kohës para arrestimit ka shërbyer si famullitar në fshatrat Kabash, Pukë, Kukël, Gocaj, Barbullush, Mal i Jushit, Torovicë, Sumë. U lirua nga burgu në vitin 1981 mbasi e plotsoi krejtsisht dënimin.

Ky është një nderim dhe mirënjohje, që Papa Françesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, ceremoni që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër

 

Dëshmia e Dom Ernest Troshanit për persekutimin në komunizëm