lek-gjoka-flamuri-usa-alb
Lek Gjoka

Para pak ditësh presidenti shqiptar iu dha dekorata 65 nacionalisteve (ish anëtarë të Ballit Kombëtar) shqiptare pas vdekjes. Po të shikosh në websitin e presidencës fare qarte tregohet se përse i dekoroi këto balliste që u vranë në luftën civile shqiptare(E ashte quajtura Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare) me brigadën partizane të drejtuar nga diktatori komunist Mehmet Shehu të cilit me vonë vete diktatori Hoxha nga frike se mos i merr fronin e vrau në të ashte quajturën vetëvrasje.
Vërtete dihet se shpesh here mund të dekorohet nga presidenti dikush që nuk e meriton plotësisht atë dekoratë dhe lihen në harrese të tjerët që e meritonin në kohë por nuk janë dekoruar. Por po ti hedhesh një sy kushtetutës shqiptarë faji nuk është i presidentit sepse janë organet e tjera që bëjnë propozimin për dekoratën përkatëse. Personalisht kam rezervat e mia për çdo politikan shqiptar dhe nuk dua ta dal në mbrojtje te presidentit apo të ndonjë partie politike por me shqetëson një fakt serioz për kombin tim. Ka kaluar një çerek shekulli që diktatura komuniste u shemb por nostalgjiket e saj çdo dite e me shumë po ringjallen. Fatkeqësia shtohet edhe me shumë kur media e shkruaj dhe online del me tituj bombastike si p.sh. Presidenti dekoroi fshehurazi 65 balliste!.
E keqja me e madhe vazhdon me tej kur edhe anëtarë të qeverise socialiste hidhen në sulm kundër këtyre dekoratave siç ishte rasti i zëvendës ministrit të mbrojtjes Z. Petro Koçi. Vërtetë ai nuk është me anëtar i Partisë Socialiste sepse ka formuar një parti të re ku fatkeqësisht edhe në diaspore po vazhdon ajo klime e trashëguar nga politika shqiptare ku thjesht për tu bëre drejtues nga një shoqate shqiptare që formohet dalin shumë shpejt qindra shoqata te reja, madje në disa raste kryetari i shoqatës duhet të zëvendësohet vetëm pas vdekjes sepse do të ngele në “histori” !.
Zëvendës ministri i mbrojtës zoti Petro Koçi ndoshta ka ngatërruar kalendarin dhe meqë ka një karrige nga një qeveri e majte kujton se ndodhet para viteve 90 në kohen e diktaturës komuniste ose saktësisht do të vrase me një gurë dy zogj. Të behët servil i kryeministrit socialist Rama duke sulmuar të djathtën se iu la në dere një president sipas tij tani edhe ballist dhe të etiketoje ballistet dhe Ballin Kombëtar si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe tradhtare të Shqipërisë njëlloj si diktatura komuniste për gjysme shekulli. Sigurisht harron se tradhtaret e vërtete janë vete drejtuesit e partisë komuniste që e tradhtuan kombin shqiptar në marrëveshjen e Mukjes për ti bërë qejfin të dërguarve jugosllave që e donin Shqipërinë një republike te shtate të ish Jugosllavisë dhe jo ballistet që me vonë u bënë viktima të diktaturës komuniste në Shqipëri si mijëra intelektuale shqiptare.
Problemi nuk është vetëm tek një person por me i gjere. Politika shqiptare zgjohet çdo mëngjes me doktrinën komuniste në kokë. Aq shumë janë të dashuruar politikanet shqiptare me Partinë e tyre saqë një pjese e tyre po ty pyesësh se ke duan me shumë Partine apo Shqipërinë përpara do të zgjedhin Partine. Dihet se përse zgjedhin Partine se partia iu hap dritën jeshile për të rrëmbyer pasurinë e Shqipërisë dhe i mbron dukë mos pranuar ndërtimin e një gjyqësori të ndershëm.
Koha po vrapon shpejt. Nostalgjikët e komunizmit po zgjohen të përgjumur. Faji është i partive politike sidomos Partise Demokratike që nuk hapi asnjë dosje të diktaturës komuniste, që nuk përjashtoi nga politika me forcën e ligjit ato politikanë që dikur kanë lyer duart me gjakun e shqiptareve të pa fajshëm. Kjo është një fatkeqësi kombëtare ku brezave të rinj nesër iu duhet shumë punë për ta riparuar. Republika e Shqipërisë duhet ta dënojë me kushtetutë doktrinën komuniste dhe jo t’iu imponojë brezave të rinj një histori fall ço si në diktature dukë i quajtur të gjithë ato shqiptare që nuk kishin pikëpamje komuniste tradhtare të kombit , bashkëpunëtore të fashizmit njëlloj sikur bëri shteti fashist grek me shqiptaret e Çamërisë dukë i vrare dhe shpërngulur nga trojet e tyre gjoja se bashkëpunëtore me Italinë fashiste.
Jacksonville Florida
Tetor 2016