Dje, Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të Sh.B.A.

dash

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm Lu tha se “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit.”