Published On: Thu, Jun 15th, 2017

Beteja e Kosovës

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, Kosovë më 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane.
Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi elitën e vendeve ballkanike. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman.

ballkanasit-osmanet

Beteja e Kosoves

Kjo Betejë e përgjakshme u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas, filloi më datë 15 qershor 1389, të mërkurën dhe përfundoi të premten me vrasjen e Car Llazarit dhe Teodor Muzakës, si dhe me vrasjen e Sulltan Muratit I nga arbri-shqiptar Millosh Kobiliqi.
Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj.
Por ballkanasit pësuan disfatë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan.
Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Prijësit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë në vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin më vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe në marrëveshje me prijësit vendas Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dejën), Lezhën, Durrësin, Butrintin etj.