Published On: Fri, Nov 27th, 2015

Bëhuni gati për Li-Fi, 100 herë më i shpejtë se rrjeti Wi-Fi

Share This

Li-Fi
Harrojeni Wi-Fi, shkencëtarët kanë shpikur një teknologji të re të internetit me valë, e quajtur Li-Fi, që është 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi. Li-Fi i transmeton të dhënat duke përdorur dritat LED, që fiken e ndizen me nanosekonda të paperceptueshme nga syri i njeriut.

 

Ky sistem i ri i internetit me valë arrin shpejtësinë 224 gigabajt për sekondë, dhe ka potencialin për të revolucionuar përdorimin e internetit.

Sistemi është testuar në disa zyra dhe zona industriale në Estoni, ku thuhet se ka arritur shpejtësinë 1GB për sekondë për transmetimin të të dhënave – që është 100 herë më e shpejtë se shpejtësia mesatare e Wi-Fi.

Teknologjia Li-Fi është shpikur në vitin 2011 nga Harald Haas, nga Universiteti Edinburgh në Skoci. Ky sistem përveç se më i shpejtë dhe i sigurt, është edhe më i besueshëm se lidhja tradicionale me Wi-Fi. Meqë dritat nuk mund të kalojnë përmes mureve, teknologjia Li-Fi është më e sigurt nga vjedhja e saj.

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.