Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, saktësoi se më 12 prill skadon afati njëvjeçar i parashikuar për hyrjen në fuqi të direktivës evropiane për reciprocitetin e vizave, sipas së cilës nuk mund të ketë dallim në trajtimin e qytetarëve të BE-së për udhëtimet e tyre pa viza drejt SHBA-ve dhe Kanadasë.
Aktualisht, Uashingtoni dhe Otava kërkojnë ende viza për qytetarët bullgarë, rumunë, qipriotë, kroatë dhe polakë për të vizituar Amerikën dhe Kanada.

Në takimin e ardhshëm të Këshillit të Komisionerëve, i parashikuar për t’u zhvilluar të martën më 12 prill në Strasburg, pritet që Komisioni Evropian të diskutojë mungesën e reciprocitetit për regjimin e liberalizimit të vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja ndaj pesë vendeve evropiane. Pritet gjithashtu që si kundërmasë, Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Uashingtonit dhe Otavës duke kërkuar vizë hyrjeje për në Union për qytetarët amerikanë dhe kanadezë.
Gazeta New York Times