Published On: Sat, Feb 10th, 2018

Azem Shkreli

azem shkreli

Azem Shkreli

Azem Shkreli lindi më 10 Shkurt 1938 në Rugovë të Pejës . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës në Kosovë.

Shkreli u nda nga jeta më 27 Maj 1997 duke lënë edhe një vepër dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, që u botua më 1997.

 

 

Veprat letrare
Poezi

Bulzat (1960),
Engjujt e rrugëve (1963),
E di një fjalë prej guri (1969),
Nga bibla e heshtjes (1975),
Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990),
“Lirikë me shi (1994),
Zogj dhe gurë (1997).

Prozë

Karvani i bardhë (1961),
Sytë e Evës (1975),
Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,

Drama

Fosilet (1968),
Varri i qyqes (1983) etj.