Published On: Fri, Dec 29th, 2017

Arti arbëresh i Cettina Mazzei

Cettina Mazzei është piktore, studiuese e botës arbëreshe e krijuese aktivitetesh.

Konçeta (Cettina) Mazzei u lind më 29 dhjetor 1955 në Karafa, Katanxaro, një fshat arbëresh ku ende jeton e punon. Eshtë diplomuar pranë Liceut Artistik në Katanxaro ne vitin 1973 dhe më pas ka studiuar ne Akademinë e Arteve të Bukura në degën e skenografisë.

cettina-1

Si studiuese e pasionuar ajo është e lidhur me traditat e popullit të saj dhe gjatë gjithë studimeve ndjehet dashuria e saj për kulturën arbereshe. Ky pasion e ka shtyrë të bëjë kërkime disa herë edhe në Shqipëri për të thelluar studimet rreth historikut e zhvillimit të gjuhës, si dhe lidhjes me artin, antropologjinë, etnografinë e kulturën materiale.

cettina2

Krijimet e saj me një fantazi origjinale, e plotë në subjektet e paraqitura me specifika që sot janë lënë pas dore nga përdorimi i mënyrave uniforme që venitin veçoritë e traditës, qëndrimet dhe shprehjet që janë thelbi i një kulture që kërkon të mbijetojë.

cettina4

Piktorja është e vëmendëshme ndaj vlerave njerëzore e kulturale që paraqet në skenën artistike me një figurativitet krejtësisht të vaçantë nëpërmjet të cilit shfaqet qartë dashuria për tokën amtare; peneluar nga e kaltra në gri e rozë duke ngjyrosur çdo kënd të vendit të saj por edhe detaji e saktësia e punimit të qendisjeve të kostumit shqiptar, duke krijuar ne pikturat e saj një stil të vecantë që mund ta klasifikojmë si “Art Etnik”

Marrë nga Albania News