Aristidh Kola lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas me 8 korrik 1944. Ai studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase dhe u ribotua 9 herë brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetë “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

Aristidh_Kola-nga k.traboini
Aristidh Kola – foto nga Kolec Traboini

 

Por ai bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në botë, me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së.

Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë.
Librat:

Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
Gjuha e Perëndive, 1989.
Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve
Mithi dhe e Vërteta
Varrimi i Tretë i Marko Boçarit
Aristidh Kola – nga Kolec Traboini