Published On: Mon, Jan 8th, 2018

Anton Pashku, shkrimtar e dramaturg

Anton_Pashku

Anton Pashku

Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babanë, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji (katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm – Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1995. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur. Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.

Veprat

“Tregime”, Jeta e re, Prishtinë, 1961

“Nji pjesë e lindjes”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1965

“Kulla”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1968

“Sinkopa”, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1969

“Oh”, roman, Rilindja, Prishtinë, 1971

“Kjasina”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1973

“Gof”, dramë, Rilindja, Prishtinë, 1976

“Lutjet e mbrëmjes”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978

“Tragjedi moderne”, drama, Rilindja, Prishtinë, 1982

Shtëpia Botuese Rilindja në vitin 1986 i botoi veprat e zgjedhura të Anton Pashkut në tri vëllime:

“Tregime fantastike”, Rilindja, Prishtinë, 1986

“Oh”, Rilindja, Prishtinë, 1986

“Tragjedi moderne”, Rilindja, Prishtinë, 1986

Analizë e tregimit “Klithma”

Analizë e romanit “Oh”