Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi;

ambasada_amerikane_ne_tirane
Ambasada e SHBA

Ashtu si edhe deklaroi Ambasadori Arvizu mbrëmë, Ambasada Amerikane në Tiranë do të japë viza tre vjeçare studentore, vizitori dhe punësimi, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kualifikohen. Kjo do të thotë që nëse ju konsideroheni të kualifikuar dhe merrni një vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara, viza juaj do të jetë e vlefshme për 3 vjet në vend të një viti. Kjo periudhë e re vlefshmërie do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët bëjnë pushimet, studiojnë, bëjnë biznes apo vizitojnë familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht. Është e rëndësishme të theksohet se kualifikimet për marrjen e një vize nuk kanë ndryshuar – secili aplikant duhet të tregojë se do e përdorë vizën ashtu si duhet dhe nuk synon të emigrojë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion mbi vizat amerikane dhe shërbimet konsullore, vizitoni faqen tonë në internet: https://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html