Piktori Ali Miruku

   Piktori Ali Miruku

 

Përvjetori i ndarjes nga jeta e piktorit  Ali Miruku, një personalitet i artit shqiptaro-amerikan  – la vepra madhore në pikture dhe skulpture si në Shqipëri ashtu edhe në Florida

Artistët nuk vdesin sepse në veprat e tyrë vazhdon e do të vazhdojë të jetojë jeta e personazheve që ato iu kanë dhënë jetë.
Një artist i tillë jetoj e punojë për shumë vitë në Jacksonville, Florida deri para një viti  kur një sëmundje e rënde dhe tinzare i trokiti në trup dukë mos i lënë as një mundësi të vetme per ta luftuar dhe për dy javë kalon më amshim dukë lenë në lot bashkshortën Suzanen dhe dy femijet djalin Erjonin dhe vajzen Arjola që e kishin jo vetem baba por një idhur të jetës se tyre.
Piktori quhet Ali Miruku dhe iku nga kjo botë pa mbushur të gjashtëdhjetat.
Kush ishtë ky artist që la vepra madhore në pikture dhe skulpture si në Shqipëri ashtu edhe në Florida?
Sigurisht piktori Ali Miruku është ndër përsonalitetet me një veper të pavdekshmë si në artin shqiptaro-amerikan ashtu edhe duke edukuar për vitë e vitë më rradhe qindra e qindra artistë të rinjë si pedagog i shkolles Artistike “Prenkë Jakova” në qytetin e Shkodrës ku edhe ai kishtë lindur më 22 qershor  1954.
Përveç talentit për pikturen ai që i vogël ishtë shumë i dashuruar pas dijës dhe arsimit.Vazhdon dhe mbaron më rezulate tepër të shkëlqyra në vitin 1979 Akademinë e Artëve në Tiranë.Pas mbarimit të shkollës caktohët pedagog në shkollën artistike “Prenkë Jakova” si dhe në mjaft detyra të rendesishmë të artit dhe kulturës në Shkodër , Malesi e Madhe dhe Puke.
Bashkë më punën e përditshmë sikur ishin kushtët në kohën e diktaturës komunistë nuk i ndahet aspakt talentit të tij pikturave në vaj.

Në vitin 1984 piktura e tij titulluar “Punonjësit e Hidrocentralit të Komanit” është bërë pjese e katalogut të pullave të postës kombëtarë të Shqipërisë.Pullë postë 1984 që ruhët edhe sot në historinë shekullorë të Postës Shqiptarë.

Në vitin 1985 hap ekspozitën e parë në shkollën artistikë “Prenkë Jakova” .
Ndërkohë që në vitin 1986 hap dy ekspozita në një vit.Njërën në Galerinë e Artit Shkodër dhe tjetren tek Pallati i Madh i Kulturës Tiranë.
Menjëhere pas rrëzimit të diktaturës komunistë në vitin 1991 hap një ekspozitë tjetër në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Pa mbushur një vit në 1992 hap tjeter ekspozitë në “Galleri Privatë” Shkodër.
Gjithashtu në vitin 1993 i ftuar nga Shoqata “Akeksander Moisiu” Lucerne Zvicer në kujtim të artistit ne fame botërorë me origjinë shqiptare ku kjo shoqate mban emrin e tij hap një ekspozitë tjeter me piktura që u prit dhe u vleresua shumë nga bashkatdhetaret e shumtë në Zvicer.
Edhe në SH.B.A në vitin 2003 në ” Florida State College of Jacksonville” në Jacksonville Florida hap një ekspozitë më piktura dukë u pritur mjaft mirë dhe vleresuar më pikë maksimala nga kritika e artit floridian.
Gjithashtu koleksioni i pikturave të tij është ekspozuar në shumë vendë të ndryshmë to botes si:
Në 1997 në Paris France
1989 në Meln Gjermani
nga viti 1996-2004 për çdo vit tek “Frame Shop Art Gallery” në Jacksonville Florida.
Nga viti 1996-2001 çdo vit në “International Assiciation of amusement Park and Attractions(IAAP) në Atlanta GA, Dallas TX, Orlando Fl, New Orleans LA.

Në vitin 1995 vjen për herë të parë në Amerike ku që në Shqipëri mori mbeshtjen e fuqishmë të shqiptaro-amerikanit më zemer të madhe zotit Tish Daragjati i cili dha një ndihmese madhore jo vetem për piktorin Miruku por për dhjetëra e dhjetera shkodranë nga zona e nën Shkodrës që në vitin 1989-1990 kaluan lumin Buna dhe u arratisen në ish-Jugosllavi dukë i ndihmuar që të emigronin në Jacksonville me dokumenta si dhe dukë i stabilizuar në punë.Falë ndihmes së zotit Tish Daragjati i cili ka pak kohë që është ndarë nga jeta sot në Jacksonville jetojnë e punojnë me qindra e qindra familje shkodranë ku mjaft prejt tyre janë të sukseshem edhe në biznese.

Në vitin 1997 familja bashkohet më kryefamiljarin e tyre piktorin Ali Miruku dhe nisin të jetojnë ëndrrën Amerikanë.
Zoti Miruka për disa kohë punon në Art në “Disney world ” në Orlando Florida ku mjaft punime artistike mbajtë firmen e tij.
Ndërkohë emri i tij kishtë marre fame në rrethin e artisteve në Jacksonville Florida e me tej.
skulptura pegasus ne jacksonville beach florida
Skulptura “Pegasus” ne Jacksonville Beach Florida

Më punimi i tij maketi në skulpture “Pegasus” fiton vendin e parë në konkursin e organizuar nga Bashkia e qytetit midis 30 skulporeve me te mirë të Florides dhe në 2007 përfundon me sukses ketë skulpturë madheshtorë që vendoset në Jacksonville Beach pak metra larg brigjeve të oqeanit Alantik.
“Pegasus” ky kale fluturues me flatra është më fytyrë nga oqeani dhe shpreh plotësisht ndienjën shpirtërorë të skulptorit Miruku ku dukej se nga çasti në çast si në legjendat e dikurshme ilire do nisej në fluturim si dikur Odiseu drejt brigjeve ilire te Itakes.Ndaj kjo skulpurë-simbol në vite e vitë do tiu tregoje shqiptareve se një ditë të gjithë të paktën shpirtërisht do të kthehen në Shqipëri vendi ku kemi në dhe femijet tanë rrenjët e gjakut shqiptaro-pellazg.

Artisti shqiptaro-amerikan Ali Miruku iku në amshim me 4 Shkurti të 2014 por vepra e tij jeton e do jetojë.
Perveç koleksionit te tij të madh që i ka lene familjes dhjetera e dhjetera piktura gjenden në Shqipëri,SH.B.A, Zvicerr, Austri,Angli, France,Itali,Greqi etj.
Disa piktura të tij njihen si thesar i Vlerave Kombetare të Galerise se Artit në Tiranë dhe Shkodër dhe si të tilla do ti trashëgohen brezave të ardhshem.

shkoder-2 prill 1991

     2 Prill 1991

kalaja Rozafes Shkoder

Kalaja e Rozafes

puntoret e hidrocentralit te komanit-pulle poste e vitit 1994

Puntoret e Hidrocentralit te Komanit-Pulle Poste 1984