Sigurisht që 15 Maji do të jetë nje ditë që mbahet mend për aktorin shqiptaro-amerikan Sandër Ruci si dhe komunitetin shqiptar ketu në SHBA.Sandri udhëtoi mijëra milje nga Jacksonville Florida ku jeton familjarisht prej shumë vitësh drejt vendlindjes që e lindi dhe e rriti, Shkodrës, qytetin e artit, kulturës, e humorit shqiptar. Drejt skenes ku u burrërua për Premirën e rradhës “Nostalgji për Vendlindjen”.

Salla e Teatrit “Migjeni” si asnjëhërë tjeter ishte tejmbushur. Përveç artëdashve shkodranë merrnin pjesë edhe personalitete të politikes shqiptare si dhe pjestarë të OSBE-së dhe diplomatë të huaj në Shqipëri.
Aktori i njohur i humorit shkodran Sandër Ruci për mbi dy orë dhe njëzet minuta u shkri një me sallën që nuk ndalonte duartrokitjet. Megjithëse duartrokitjet e spektatorit shqiptar nuk i kishin munguar as në Amerikë e Kanada, në aktivitete të ndryshme, por duartrokitjet e artëdashësve të Shkodrës kishin të njejtin ritëm me pulsin e tij shpirtëror në ate skenë ku dhe kishte interpretuar dhjetëra e dhjetëra role së bashku me yjet e humorit shkodran dhe shqiptar.

Titulli-Mjeshter-i-madh

Në fund të premieres salla u shkri një me aktorin në këngën e tij himn “Hajde shkodërloce”. Salla e elektrizuar u ngrit në këmbë që ta percjellë  aktorin e Shkodrës dhe Shqipërisë, Sander Ruçi, kur në skenë shkon sekretari i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe në emër të Presidentit te Shqipërisë Nishani i dorëzon medaljen e artë, Urdhërin  “Mjeshtër i Madh” për kontributin e dhënë në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare.
Tepër i emocionuar aktori Sandër Ruçi me vargje, falenderoi Presidentin Nishani dhe presidencen e Shqipërisë për Urdhërin e lartë që i akordoi, falenderoi instancat e larta shtetërore të qytetit të Shkodrës që e propozuan për këtë titull ndërsa falendërimin më të madh e la për spektatorin dhe telespektatorin e pazëvëndësueshëm shkodran dhe shqiptar.
Një një bisedë telefonikë direkt nga Shkodra vetëm pak minuta pasi mbaroi Premirën dhe mori Urdhërin e Lartë  “Mjeshtër i Madh” pasi më përshkroi entuziazmin e madh dhe suksesin në skenë falenderoi median shqiptaro-amerikane Gazetën Vatra dhe gazetën Illyria, si dhe të gjithë shqiptaret në Jacksonville Florida për mbështetjen e madhe shpirtërore që i kanë dhënë.

Edhe stafi i Gazetës Vatra, ku  është një mik dhe bashkëpunëtor, i Uron artistit Sandër Ruci “Mjeshtër i Madh” Suksese!
Urime dhe faliminderit që megjithese në mërgim si shumë artistë, shkrimtarë, poetë po jepni një kontribut të çmuar për artin dhe kulturën dhe letersinë.

 

Lek Gjoka
gazetavatra.com
Jacksonville Florida
15 Maj 2014