Qenan Toro u lind në Tiranë më 30 dhjetor 1931. Punoi si financier në bankë për disa vjet. Në vitin 1950 filloi punë pranë Teatrit Popullor. Ndërkohë si shumë aktorë, në mungesë të shkollës për aktor, kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tirane më 1954. Toro punoi ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli ne pension më 1988. Roli i tij i parë ishte në komedinë “Vajza nga fshati” të Fatmir Gjatës. Ai ka luajtur shumë role, një pjesë e madhe prej të cilëve role te dyta, por edhe role të rëndësishëm. Dallohej për zerin bas te ngrohte, me artikulim të qartë.
Qenan Toro u nda nga jeta në Tiranë më 1 dhjetor të vitit 1989.

qenan-toro
Qenan Toro në dramën “Cuca e maleve”

Disa nga rolet e suksesshëm në Teatër:

Otello
Mbreti Lir
Hamleti
Mbi gërmadha
Orët e Kremlinit
Familja e peshkatarit
Doktor Aleksi
Cuca e maleve
Përkolgjinajt
Fytyra e dytë
Ngjarje ne fabrikë
Toka jonë
Lulet e shegës etj.

Filmografia:
Shpresa (1988)
Toka jonë (1964)
Debatik (1961)