Published On: Mon, Oct 9th, 2017

Aktori Lazër Vlashi

 

Lazër Vlashi lindi në Durrës më 15 shtator të vitit 1919, është aktor i njohur shqiptar.

Aktivitetin artistik filloi në Teatrin Popullor në vitin 1948, pas një përvoje në teatrin amtor. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Celuhovit në pjesën “Gubernatori i provincës” në 1949.

lazer_vlashi

Lazer Vlashi në filmin “Njësiti gueril”

Ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike si : Simplin tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Stasin tek “Një nuse për Stasin”, Rastakofski “Revizori”, Montani “Otello”, Murashi “Toka jonë”, Rusakov “Në kopshtin e jargavanëve”, Kazanoku “Orët e Kremlinit”, Ymeri “Shtatë Shalianët”, Simpl “Gratë gazmore të Uindsorit”, Shpend Hekakeqi “Besa e madhe”, etj. Ka interpretuar me nivel edhe në disa filma artistikë. Doli në pension në mars 1976, por në skenë doli deri në mesin e viteve 90, në role të vegjël. U nda nga jeta më 9 tetor në Tiranë.

Filmografia:

Ndërgjegja (1972)
Njësiti Gueril (1969)
Vitet e para (1965)
Toka jonë (1964)
Detyrë e posaçme (1963)
Debatik (1961)
Tana (1958)