Xhevat QEna
Xhevat Qena

Xhevat Qena lindi më 5 tetor 1930 në Mitrovicë,vdiq më 24 mars 2003 në Prishtinë. Xhevat Qena la një pasuri të madhe kulturore pas. Ai është dalluar gjithmonë me stilin e tij të aktrimit dhe me rolin e tij të dallueshëm në paraqitjet e tija. Së bashku me gruan e tij Leze Qena moren pjese në shumë produksione televizive dhe filma.

Xhevat QEna-Leze Qena
Bashkshortet aktoret Xhevat dhe Leze Qena

Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, sic pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: “Une e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaciteti, e kam njëfarë fuqie për drame… P.sh., roli që me ka lënë mbresa shumë ka qenë një rol episodik i një avokati, i një te çmenduri, ne dramën “Oda e errët”. Gati jam çmendur edhe vete, duke u thelluar ne atë rol”. Kolegët dhe njerëzit që njohin potencialin e tij, mendojnë se është mëkat që ai është shfrytëzuar shumë pak ne drama. Xhevat Qena ka luajtur shumë, edhe role kryesore edhe role te dyta apo madje edhe te treta. Aktori Dibran Tahiri pohon se kur ne ndonjë shfaqje teatrore ka partner Xhevat Qenën, ndien siguri te madhe. Xhevat Qena mund te përshkruhet si aktor që ka një aftësi te jashtëzakonshme te mbajë te përqendruar vëmendjen e publikut. Është shumë sugjestiv, aktor që, siç shprehet ai vete, është përpjekur gjithmonë te jetë “përdhesë”, i “tokës”. Krijon improvizime, por gjithmonë ne kontekst te batutës se partnerit, ne kontekst te situates ne te cilën ndodhet personazhi që ai luan.. .”Edhe nëse Xhevati ka luajtur vetëm ne një skenë te vetme, nuk ka qenë e mundur te kalojë ‘pa u hetuar’ prej publikut. Xhevati është aktor që di t’i krijojë hapësirë vetes…”, shprehet aktorja Igballe Qena.

Filma

Proka, 1984
Autobusi, 1985, mini serial televiziv, roli: Kaqareli
Shkolla e fshatit, 1987
Gjurmët e barëdha, 1980
I ikuri, 1980
Kur pranvera vonohet, 1980, serial televiziv
Si të vdiset , 1972
Po e zëm, po e zëm, 1970, mini serial televiziv
Kapetan Lesi, 1960

Komedi
Mëhalla jonë
Sadri llapjani
Mamutovitët dhe Rexhepovitët
Qesh e ngjesh , 1982
Ditari i Lec pazhecit, 1975

Shfaqe teatrale

Besa
Halit Gashi
Mita
Duart e ndyra regji Slobodan Popiq
Mbreti Edip regji Veselin Llukiq
Sinkopa
Dashuria
Perkolgjinajt
Gjenerali i ushtrisë se vdekur regji Piro Mani
Ora
Othello
Erveheja e Ahmet Qirezit
Garderoberi
Babai regjiSelami Taraku
Zhorzh Dandeni regji Muharrem Qena
Dhëndrri nga Parisi
Halili e Hajria regji Qemajl Lila
Dervishi dhe vdekja regji Vllada Milqin
Era dhe lisi regji Ljubisha Giorgievski
No pasaran regji Fadil Hysaj
Lavirja e denjë për respekt
Revizori regji Besim Sahatçiu
Peripetitë e kohës regji Kristë Berisha
Studentët e përjetshëm
Vinetu
Tartufi
Përqafimi regji Tomislav Durbeshiq
Ushtari i mire Shvejk regji Abdurrahman Shala
Profesori Mamio
Oda e errëtOra
Brazat e palavruara

 

Tjera

Të gjithë me ne, 2000
Gëzuar viti i ri, 1976