Vangjush Furxhi u lind në Korçë më 24 mars 1943. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ku dhe lindi pasioni i tij për teatrin. Më pas studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Popullor në Tiranë dhe në vitet 1966-1972 punoi si aktor në Teatrin profesionist të Korçës. Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova themelojnë katedrën e regjisurës, ku dhe pati postin e shefit të Katedrës. Më pas punoi për dy vjet si zv/ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

shirat e vjeshtes-furxhi
Vangjush Furxhi në filmin “Shirat e vjeshtës”

Gjatë karrierës së tij artistike interpretoi shumë role në skenën e teatrit, si dhe mbi 15 role në kinematografi. Për shumë nga këto role është vlerësuar me çmime në festivalet kombëtare të filmit. Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
U nda nga jeta në Tiranë më 26 gusht 2001.

te paftuarit-furxhi
Në filmin “Të paftuarit”

Në Teatër:
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Flakë në shtëpi – 1967
Shtëpia në rrugicë – 1967
Nata e fundit e shërbimit – 1968
Dasma e madhe – 1967
Njerëz të minierës – 1968, etj.

Filmografi:
Oshëtima në bregdet – 1966
I teti në bronx – 1970
Malet me blerim mbuluar – 1971
Gëzhoja e vjetër – 1980
Plumba perandorit – 1980 TV
Agimet e stinës së madhe – 1981
Njeriu i mirë – 1982
Dora e ngrohtë – 1982
Shirat e vjeshtës – 1985
Të paftuarit – 1986 etj.

Në kujtim të Vangjushit është bërë dokumentari “Përcjellja” Me skenar të Natasha Lako e Mevlan Shanaj dhe regji Mevlan Shanaj “Artist i Merituar”

&nbsp