Petrit Llanaj lindi më 2 Janar 1937 në Vlorë. Kreu studimet universitare në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën, ku kishte edhe rolin kryesor. Eshtë regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafi”. Regjisori dhe aktori Petrit Llanaj për shkak që në vitin 1997, mori një goditje në kokë nga një plumb, goditje që solli shqetësime dhe gradualisht në janar 2001 ndërroi jetë në Tiranë.

petrit-llanaj
Petrit Llanaj

Filmografia:

Tre vetë kapërcejnë malin – (1987)
Dritat e qytezës – (1983)
Gjurmë në dëborë – (1984)
Dëshmorët e monumenteve – (1980)
Një udhëtim i vështirë – (1977)
Fije që priten – (1976)
Ndërgjegja – (1972)
Njësiti guerril – (1969)
Horizonte të hapura – (1968)
Ngadhënjim mbi vdekjen – (1967)

Regjisor:

Përsëri pranverë – (1987)
Kur ndahesh nga shokët – (1986)
Një udhëtim i vështirë – (1977)