Published On: Mon, Aug 7th, 2017

A e kemi braktisur Atdheun ne shqiptarët e diasporës ?

Lek Gjoka222

Nga Lek Gjoka

Shpesh herë kur ndonjë artist i zhgënjyer nga rruga pa krye që politikanët shqiptarë e drejtojnë Shqipërinë largohet përfundimisht nga Atdheu sepse nuk shikon asnjë dritë në fund të tunelit jetësor për vete dhe fëmijët e tij . Në profilin personal në rrjetet sociale deklaron largimin nga Shqipëria me një zhgënjimin total të tij dhe me pas … Shtypi i Tiranës pa asnjë të drejtë profesionale , servilët e politikaneve, pseudo gazetare që për të fituar të mira materiale fusin në punë edhe pjesët intime të trupin  lëshohen tërë zhurmë dhe fyerje dukë e quajtur një artist të vërtete një dështak që po braktis Shqipërinë sepse qeveria socialiste apo Partia nuk të bërë deputet,  kryetar bashkie apo drejtor ku mund të rrëmbesh miliona euro në tenderë të ndryshme . Pra gazetaria publikisht dhe në heshtje pranon së të rrëmbesh taksat e popullit shqiptar qenka diçka normale në qeverinë dhe politiken shqiptare majtas apo djathtas !. Ajo që po me shqetëson më shumë nuk është vetëm korrupsioni që po ia merr frymën popullit shqiptar por edhe përbuzja ekstreme që politikanët shqiptarë po na  bëjnë tani e  27 vite neve shqiptarëve që po jetojmë me trup në mërgim dhe shpirt në Shqipëri.

 

A e kemi braktisur  ne Atdheun apo Atdheu na ka braktisur neve ?.

 

Atdheu , nëna Shqipëri nuk i ka braktisur dhe as do t’i braktisë  kurrë bijtë e tij . Atëherë mos vallë largësia , ftohja shpirtërore, humbja e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë po krijon atë hendekun e madh të ftohjes polare midis Diasporës Shqiptare dhe Atdheut ?

Sigurisht që ka një ftohje midis Diasporës Shqiptare dhe qeverive të Tiranës dhe Prishtinës kjo është mese e dukshme . Diku kam lexuar dikur një politikan shqiptar nga Kosova që thoshte se shqiptarët e Amerikës i duam vetëm për të na dërguar dollarë !. Ndërsa qeveria shqiptare e Tiranës shton disa ministri kot se koti dhe me paturpësinë me të madhe akoma nuk ka një ministri të veçantë për Diasporën Shqiptare kur një e treta e popullit shqiptar jeton në diasporë , ku mijëra shqiptarë kanë humbur nëpër burgje dhe janë dënuar edhe për krime që nuk i kanë bërë dhe askujt nuk i bie ndërmend në qeverinë shqiptare se në kushtetutën e saj ka një nën qe këto shqiptare duhet të mbrohen dhe jo të harrohen ! .  E thënë shqip as në nuk e kemi braktisur Atdheun dhe as Atdheu neve por është diçka edhe me e rrezikshme një klimë e re partiake ku Partia është mbi Atdheun dhe kush del mbi Partinë e tij është “tradhtarë” i kombit shqiptar !.

 

Aq shumë zhurmë bën në Facebook kryeministri Rama saqë çuditem si i del koha të merret edhe me rrjetet sociale , edhe me takimet edhe me detyrën si kryeministër edhe me familjen ?! Bërtet me të madhe se do të ndërtojë shtet (ah Zot sikur të jetë e vërtete!) , kërkon edhe ndihmën e diasporës shqiptare të braktisur që nga diktatura komuniste por bën sikur nuk shikon sepse po t’iu hapeshin portat të gjithë shqiptarët punëtorë do të largohem nga Shqipëria dhe do mbeteshin vetëm dembelet, partiaket, hajdutët, dhe frikacakët. Bërtet opozita me të madhe dhe harron për të kthyer kokën pas dhe të shikoje dhe pranojë se e njëjta klimë ishte edhe kur ishin në pushtet !

Pra e thënë shqip të gjithë shqiptarët që fatkeqësisht detyrohen të largohen nga Atdheu si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk e kanë braktisur vendlindjen por  politikanët timoniere pa patentë po e dërgojnë vendin drejt një humnerë të thellë ngarkuar me korrupsion, varfëria ekstreme, imoralitet dhe pa një shpresë për të ardhmen.

Dhe pse e bëjnë ketë gjë ? Vetëm që të pasurohen me djersën dhe pasurinë që i takon gjithë popullit shqiptar dhe jo vetëm një klikë politikanësh të korruptuar që sikur me tha dikur një mik i imi për një X politikan të njohur se e shet Shqipërinë edhe për një palë të mbathura firmate për bashkëshorten apo dashnoren ! .

 

Dukë parë klimën shpërthyese në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare  dhe duke mos u ndjerë asnjë për qind fajtoj pse unë apo të gjithë ne shqiptarët jemi larguar nga Shqipëria , Kosova, Maqedonia , Mali i Zi dhe Çamëria (jo braktisur Atdheun ) sepse shkakun e tregova me sipër ndaj uroj që mediat partiake të vendosin syze dhe ta shikojnë realitetin ashtu sikur është dhe jo si duhet të ishte . Qeveria shqiptare e Tiranës dhe e Prishtinës bashkë me Partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi duhet të kenë një zgjidhje të përbashkët për Diasporën Shqiptare sepse vetëm po ti hedhësh një sy shoqatave shqiptare të Amerikës apo të gjithë festave kombëtare shqiptare pjesëmarrësit janë shqiptarë nga të gjitha trevat etnike shqiptare pa dallime fetare, ideve politike apo krahinore.  Sigurisht ne shqiptaret e diasporës se Amerikës është mirë që kombin shqiptar të mos e lëshojmë në pesimizëm por ti japim me shumë dritë shprese dhe ti kujtojmë në mbyllje vargjet e Nolit :

….Shqipëri mos ki frikë

Se ke djemtë në Amerikë …

 

 

Jacksonville Florida

Gusht 2017

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.