Nga Pjerin Logoreci /

Gjergj Fishta (1871-1940)
Klerik, poet, shkrimtar, politikan.

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Që 6 vjeç e çuan në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880 vazhdoi studimet në Kolegjin Françeskan në Troshan, ku mbaroi dhe shkollën e mesme. Ai ishte nxënës i poetit arbëresh Leonardo De Martino. Më 1886 vazhdon studimet për filozofi dhe teologji në Bosnjë. Më 1893 u kthye në Shqipëri dhe më 1984 filloi punën si profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit.
Gjergj-FishtaDeri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës Françeskane në Shkodër.
Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Më tetor 1913 Fishta themeloi revistën “Hylli i dritës” dhe ishte drejtor i saj. Më 1916 botoi revistën “Posta e Shqypnisë”. Po më 1916-tën së bashku me Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Mati Logorecin etj. themeluan Komisinë Letrare në Shkodër.

Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës në Parlamentin Shqiptar. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të Parlamentit zgjidhet Nënkryetar. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Ai nxjerr botimin e plotë të veprës së madhe “Lahuta e Malcis” (1937).

Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, e gjuhëve slave.

Veprimtaria e tij letrare, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, ku ai përdori 24 pseudonime.

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

Fishta, si poet. Fishta quhet poet epik. “Lahuta e Malcis”, vepra e pakrahasueshme e tij i kushtoi 40 vjet punë. “Lahuta e Malcis” ka me 30 këngë, rreth 17.000 vargje dhe është quajtur nga shumë studiues “Iliada” shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, dhe asaj të Ballkanit. Heroika, mendimi filozofik, dramaciteti, përshkrimi, shkrirja e mitologjisë me realitetin, vargu, fjalori, rima, ritmi, figuracioni i fuqishëm, metafora, krahasimi, epiteti, etj., të gjithë këto elemente në këtë vepër kanë bërë që Fishtën ta quajnë, “Homer i Shqipërisë” e ta krahasojne me Gëten e Danten. lahutamalcis

Fishta si dramaturg. Ai shkroi drama, melodrama dhe tragjedi. Dramaturgjia e Fishtës është në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave si “Odisea” dhe “Kthimi i Uliksit në Itakë”, në dramat lirike: “Shqyptari i gjytetnuem”, “Shqyptarja e gjytetnueme”, “Jerina ose Mbretnesha e Lulevet”, tragjeditë “Juda e Makabe”, “Hajria”, tek “Baritë e Betlemit” e “Luigj Gonzaga”.

Proza e Fishtës përmban një material prej qindra faqesh. Shumë e pasur në lloje është edhe publiçistika, me kritikën, polemizmin, argumentin, e satirën. Vlera të rralla artistike, ka edhe eseistika e Fishtës, me esse për Gëten, reportazhin “Një udhëtim në Turkinë e re”, satira “Palokë Cuca”, (1912), e “Gomari i Babatasit” (1913).
Përkthimet e Fishtës vazhdojnë të na japin më tej figurën shumëdimensionale të këtij kollosi, nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandër Manxonit, Metastazios, Kanconieret e Petrarkës, dhe Kënga V (fragment) e “Iliadës” se Homerit. Fishta përshtati në shqip edhe komedinë “I sëmuri për mend” dhe “Dredhitë e Patukut” të Molierit.

Vepra:
Vjersha të përshpirtëshme (1906)
Anzat e Parnasit (1907)
Pika veset (1909)
Shqyptari i qjytetnuem (1912)
Mrizi i zanave (1913)
Juda Makabe (1920)
Gomari i Babatasit (1923)
Shna Nou i Padues (1927)
Luigj Gomzaga (1927)
Shqyptarja e gjytetnueme (1929)
Ifigjenia n’Aulide (1931)
Odisea (1931)
Lahuta e Malcis (1937).
Moisi Golei e Deli Cena (1940)
Jerina Mbretnesha e luleve (1940)
Tarallaqja e ballkanit (1940)